E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace: Mbeshtesim Prokurorine per tragjedine e Gerdecit

Partia Socialiste u shpreh dje e gatshme per te mbeshtetur Prokurorine e Pergjithshme ne zbardhjen e plote te tragjedise se 15 marsit ne Gerdec. Nje qendrim i tille u be dje i ditur nga nenkryetari i Grupit kuvendor te Partise Socialiste, Erion Brace. Keshtu, gjate nje komunikimi me mediat, Brace vuri ne dukje se “do te mbeshtesim cdo kerkese te prokurorise ne Kuvend per hetime, si dhe luften ndaj krimit, pavaresisht njerezve qe do te vihen nen hetime”. Nderkohe, po ne kete linje, Brace sqaroi me tej lidhur me kerkesen qe vjen nga kampi roze mbi kete tragjedi. “Ne kerkojme hetimin e ceshtjes, jo vetem per individe, por te hetohet si pergjegjesi e nje grupi te strukturuar”, theksoi Brace, duke kerkuar keshtu qe t’i shkohet deri ne fund hetimeve per zbardhjen e plote dhe gjetjen e pergjegjesve te tragjedise se Gerdecit, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen rreth 300 te tjere. Gjithashtu, gjate deklarates se tij, Brace vijoi edhe me akuzat ndaj qeverise dhe Kryeministrit Sali Berisha per rritjen e cmimeve qe po thellojne varferine e shqiptareve. “Berisha dhe kabineti i tij po mundohen te fshehin efektet e inflacionit. Qendrimi i Berishes per rritjen e cmimeve nuk eshte aspak korrekt”, vleresoi Brace. Sipas tij, per shkak te cmimeve te larta, shqiptaret nuk mund te festojne Pashket, pasi brenda nje viti cmimet jane rritur me 50 per qind. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›