“Hetimi, tendencioz dhe i komprometuar”
Mediu e cileson hetimin e Prokurorise se pergjithshme si te njeanshem, tendencioz, madje te komprometuar. Ish-ministri i Mbrojtjes, tashme i vene nen akuze per hetim nga Prokuroria e Pergjithshme, tha se eshte i hapur per cdolloj hetimi. “Jam i vetmi nga pushtetaret qe kam dhene doreheqjen pas kesaj tragjedie me bindje te plote”, ka deklaruar Mediu ne nje konference per mediat. Njekohesisht, ai ka bere publik dhe qendrimin e tij, ku shprehet se me 3 prill i eshte drejtuar Kryeprokurores Ina Rama, duke i konfirmuar asaj gatishmerine e tij ne lidhje me ceshtjen e Gerdecit per zbardhjen e kesaj ngjarjeje. Mediu ka nenvizuar se asnje e dhene apo informacion tjeter nuk i eshte kerkuar nga Prokuroria. Por, ai nuk ka munguar te shprehe rezerva per hetimin. “Hetimi i deritanishem eshte nje hetim i njeanshem dhe tendencioz. Ku duket qarte qendrim tendencioz, aq sa ne perfundimet e deritanishme “Forcat e Armatosura” kane qene te perjashtuara nga procesi apo te urdheruar, duke krijuar nje paradoks logjik. Paraqitja me kaq vonese e kesaj kerkese eshte e pajustifikueshme dhe e komprometuar. Prokurorise i jane dashur 45 dite, per te nxjerr konkluzionin se aktet e mia jane te paligjshme”, eshte shprehur Mediu. Ai eshte shprehur se nga permbajtja e kerkeses dhe nga hetimet e deritanishme nuk ka dale asnje fakt i ri. “Kam dhene doreheqjen i detyruar vetem nga morali, nuk do te lejoj askend qe moralin tim ta ktheje ne pergjegjesi ligjore apo dobesi politike ne funksion te cdolloj interesi. Nese dikush e konsideron dobesi apo shkaktar e quaj te gabuar, asgje s’do te pengoje hetimet dhe as me pak hetimet e njeanshme, mbetem i bindur ne pafajesine time ligjore”, ka thene ne mbyllje te konferences per shtyp, ish-ministri Mediu. Nderkohe, ai tha se gjithcka eshte bere konform rregullave dhe ligjeve te shtetit.