E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Nuk ka idiot më të madh se Jozef Dau(n)l. I sëmurë është ai që kryen vrasje në seri

Share

Deputeti socialist, Erion Braçe, i është përgjigjur kreut të deputetëve të djathtë në Parlamentin Europian, Jozef Daul, që e kishte cilësuar Ramën si të sëmurë, ndërsa për Berishën u shpreh se ndali gjakderdhjen më 21 janar. Braçe ka thënë se i sëmurë është ai që kryen vrasje në seri, ndërsa Daul, duke ju referuar deklaratave të bëra, e ka cilësuar idiotin më të madh.

Kam dy pyetje për Dau(n)l?: Po gjakderdhjen kush e nisi? Kush kishte pushkët e gjakut? Mos u lodh! Ta them unë: QEVERIA!

Tani dua tju pyes ju: Një njeri që vret në seri, a ka probleme mendore? Para se të pergjigjeni, sillni në mendje një të djathtë si Dau(n)l, atë norvegjezin që vrau në seri të rinj laburistë!

E fundit dhe ky është konkluzioni im, arritur pas disa kërkimeve për liderin e deputetëve të djathtë në PE: Nuk ka idiot më të madh se Jozef Daul!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›