Braçe: PS do të votojë në Kuvend paketën e miratuar te ligjet
Partia Socialiste ka konfirmuar edhe një herë dje qëndrimin se në Kuvend do të votojë të plotë paketën e paraqitur nga Komisioni i Ligjeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë. Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, ka deklaruar se "deputetët e PS-së do të mbështesin të gjithë vendimin politik që tashmë është marrë në Asamblenë Kombëtare të PS-së, në Kryesinë e PS-së dhe në grupin e saj parlamentar". Grupi parlamentar i PS-së duket i vendosur në qëndrimin e tij. Ndaj, ata i kanë kujtuar mazhorancës
që të angazhohet seriozisht për miratimin e kësaj pakete, ashtu siç është paraqitur nga Komisioni i Ligjeve. Kjo thirrje u është bërë një ditë më parë drejtuesve të mazhorancës edhe nga sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami. Ai ka theksuar se në Komisionin e Ligjeve është arritur përgjithësisht mazhoranca vendimmarrëse dhe konsensusi i nevojshëm. Sipas tij, nisma e negociuar në mënyrë transparente në Komisionin e Ligjeve, në fund të procesit, fatkeqësisht, është çiftuar me dyzimin e PD-së për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Dyzimi, sipas drejtuesve të PS-së, krijon perceptimin dhe dyshimin se prapa këtyre mosmarrëveshjeve midis grupimeve në PD qëndrojnë hilet e politikës së vjetër që kërkojnë të hedhin në erë këtë paketë amendimesh dhe kryesisht reformën zgjedhore. Lidhur me dyzimin e krijuar, sekretari për çështjet e zgjedhjeve në PS ka sqaruar se nenin aktual për zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi e paraqiti dhe e mbrojti PD-ja, madje duke mos pranuar e refuzuar propozimin e PS-së për të kaluar në raundin e pestë zgjedhjen e Presidentit në popull. PS-ja i ka kërkuar Kryeministrit që të shprehet qartë kundër dyzimit për të hequr çdolloj dyshimi mbi ketë çështje. Socialistët i kanë bërë thirrje kreut të mazhorancës që të artikulojë qartësisht qëndrimin e angazhimin e PD-së e të mazhorancës që drejton për të miratuar të gjitha amendimet e miratuara me konsensus në Komisionin e Ligjeve. Veçanërisht ato që lidhen me nismën e PS-së për sistemin zgjedhor. Selia rozë ka kërkuar që Kuvendi të mbyllë brenda këtij sesioni miratimin e të gjithë reformës zgjedhore. Aktualisht, Komisioni i Ligjeve ka miratuar një paketë amendamentesh kushtetuese. Në themel të saj është nisma për ndryshimin e sistemit zgjedhor, përmes së cilës synohet konsolidimi i sistemit politik të Shqipërisë. Socialistët sigurojnë se mbeten konsekuentë në qëndrimin e tyre për këtë çështje. PS-ja, pas një debati gati njëvjeçar për sistemin zgjedhor, paraqiti vetëm nismën për amendimin e neneve përkatëse në Kushtetutë. Sipas deputetëve të PS-së, nisma socialiste erdhi në respekt të të gjitha procedurave dhe konform kërkesave kushtetuese, si dhe natyrshëm pas një debati transparent me ekspertët e publikun. Sipas tyre, paketa e ndryshimeve të tjera kushtetuese u paraqit nga PD-ja, ku negociatorët e PS-së kanë kërkuar ndarjen e dy nismave dhe respektimin e procedurave konform Kushtetutës dhe një proces të arsyeshëm konsultimesh e debati për nismën e PD-së. Me këmbënguljen e PD-së për të ndërlidhur të dyja nismat, PS-ja pranoi të bëhej pjesë e shqyrtimit, duke u përqendruar në rëndësinë e thelbit të kësaj reforme politike, pra miratimin e sistemit zgjedhor dhe konsolidimin e sistemit politik.