"Shteti të hetojë dhënien abuzive të kombësisë greke"
Një grupim i shoqërisë civile, "Klubi Kombëtar Shqiptar", i drejtuar nga Lizandër Saraçi, prej një viti e gjysmë u ka dërguar një peticion institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, ku i kërkon që të ndërhyjnë për të hetuar procesin e dhënies së certifikatave të kombësisë nga zyrat e gjendjes civile. Në peticionin që deri tani kanë firmosur rreth 2900 qytetarë shqiptarë, theksohet se "ka informacione të shumta se një numër i konsiderueshëm qytetarësh përpiqen që nëpërmjet korrupsionit të zyrtarëve të gjendjes civile të sigurojnë certifikata me kombësi të ndryshuar nga shqiptare në greke. Po kështu, një numër i konsiderueshëm gjyqesh fakti po konfirmojnë ndërrimin e kombësisë, madje sipas informacioneve në rrethet juglindore, Gjirokastër, Korçë, etj., po zhvillohen gjyqe edhe nga shtetas rezidentë në rrethet e tjera të Shqipërisë, çfarë shton dyshimet për një veprim të mbështetur nga individë dhe qarqe të caktuara". "Klubi Kombëtar Shqiptar" i kërkon institucioneve më të larta të shtetit që të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë situatë. Në këtë peticion, ndër të tjera theksohet se "duhet të merrni masa për të parandaluar praktikat e shumta të ndërrimit artificial të kombësisë nga shtetas shqiptarë. Mendojmë se bëhet i domosdoshëm kontrolli i veprimtarisë së zyrave dhe zyrtarëve të gjendjes civile që kanë lëshuar dokumente me kombësi greke, ose për ndërrim kombësie. Numri i rasteve dhe zyrat që i kanë lëshuar mund të mësohen me saktësi edhe nga zyrat konsullore të Ministrisë së Jashtme nga ku këto certifikata marrin konfirmim. Gjithsesi, organet shtetërore i kanë të gjitha mundësitë për të bërë evidentimin e saktë të kësaj dukurie". Deri tani, sipas kreut të "Klubit Kombëtar Shqiptar", Lizandër Saraçi, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, u janë përgjigjur pozitivisht kërkesës për të ndaluar dhënien abuzive të kombësisë greke dhe kanë bërë të ditur se do të hetojnë zyrtarët e gjendjeve civile, apo gjyqtarët që kanë abuzuar me dhëniet e kombësive të padrejta. Ndërkaq, kreu i "Klubit Kombëtar Shqiptar", Lizandër Saraçi, u bën thirrje autoriteteve të tjera shtetërore, në radhë të parë qeverisë dhe drejtuesve të pushtetit vendor, që të hetojnë të gjithë këtë proces që dëmton identitetin kombëtar shqiptar.
Peticion
Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi
Kryeministrit, z. Sali Berisha
Ministrit të Brendshëm, z. Bujar Nishani
Ministrit të Drejtësisë, z. Enkelejd Alibeaj
Ministrit të Jashtëm, z. Lulzim Basha
Të nderuar Shkëlqesi,
Me ndjeshmëri të lartë ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me interesat kombëtare kemi përcjellë me shqetësim zhvillimet që kanë pasuar nismën e qeverisë greke për dhënien e dokumentit të "homogjenit" personave me shtetësi të huaj, por me kombësi greke.
Nisur edhe nga raportet e mediave greke, gjatë këtij viti pritet që një numër prej disa dhjetëra, apo qindra mijëra personash, të aplikojë marrjen e një dokumenti të tillë. Është më se e qartë se këta persona në shumicën dërrmuese do të jenë shtetas shqiptarë që jetojnë si emigrantë në Greqi. Po sipas raportimeve të mediave greke, deri tani numri i këtyre personave ka kaluar 60 mijë.
Duke pasur parasysh mënyrën e trajtimit të emigrantëve, kushtet e jetesës dhe pasigurinë e përhershme që shoqëron ata në vite, mungesën e vullnetit të qeverisë greke për legalizimin e qëndrimit dhe punësimit të tyre, si dhe duke pasur parasysh përpjekjet helenizuese të provuara me ndërrimin e shtrënguar të besimit dhe emrave dhe interesat nacionaliste greke për helenizimin e shqiptarëve me qëllim ngritjen e pretendimit për një numër skajshmërisht të madh të minoritetit grek në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë në adresë të institucioneve të shtetit shqiptar për të nxitur marrjen e masave që do të mbronin nga abuzimi qytetarët shqiptarë me banim dhe punësim në Greqi, apo edhe atyre qytetarëve shqiptarë rezidentë në Shqipëri, që mund të josheshin nga përfitimet dhe lehtësirat e mbajtësit të dokumentit të "homogjenit".
Ka informacione të shumta se një numër i konsiderueshëm qytetarësh përpiqen, që nëpërmjet korrupsionit të zyrtarëve të gjendjes civile, të sigurojnë certifikata me kombësi të ndryshuar nga shqiptare në greke. Po kështu, një numër i konsiderueshëm gjyqesh fakti po konfirmojnë ndërrimin e kombësisë, madje sipas informacioneve në rrethet juglindore, Gjirokastër, Korçë, etj., po zhvillohen gjyqe edhe nga shtetas rezidentë në rrethet e tjera të Shqipërisë, çfarë shton dyshimet për një veprim të mbështetur nga individë dhe qarqe të caktuara.
Në këto kushte, ju drejtohemi Ju Shkëlqesi, që, në autoritetin që dispononi, të merrni masa për të parandaluar praktikat e shumta të ndërrimit artificial të kombësisë nga shtetas shqiptarë.
Mendojmë se bëhet i domosdoshëm kontrolli i veprimtarisë së zyrave dhe zyrtarëve të gjendjes civile që kanë lëshuar dokumente me kombësi greke ose për ndërrim kombësie. Numri i rasteve dhe zyrat që i kanë lëshuar mund të mësohen me saktësi edhe nga zyrat konsullore të Ministrisë së Jashtme nga ku këto certifikata marrin konfirmim. Gjithsesi, organet shtetërore i kanë të gjitha mundësitë për të bërë evidentimin e saktë të kësaj dukurie. Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund të nisin inspektimin e gjyqeve që janë kryer gjatë muajve të fundit dhe po kryen në vazhdimësi me objekt gjykimi ndërrimin e kombësisë.
Zbulimi dhe ndëshkimi i rasteve të abuzimit me ndërrimin e kombësisë do të mbronte interesat kombëtare, dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, si edhe do të shërbente për të pastruar administratën dhe gjyqësorin nga individë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar.
Ne gjykojmë se autoriteteve greke u duhet bërë e qartë se praktikat e trajtimit të diferencuar mbi bazën e kritereve nacionale e fetare, janë praktika antidemokratike, që bien ndesh me dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, si dhe me vetë parimet e vlerat mbi të cilat ngrihet Bashkimi Evropian, ku Greqia bën pjesë.
Duke shprehur besimin se do të bëni çdo përpjekje që është brenda mundësive dhe autoritetit Tuaj, ju lutemi të pranoni përshëndetjet tona dhe ndjenjat e respektit më të veçantë.
Me respekt
KLUBI KOMBËTAR SHQIPTAR
Kryetari
Lizandër Saraçi
Sqarim
Karamelo: LDLNJ,
jo nxitëse e konfliktit
Kryetari i LDLNJ-së, Ligoraq Karamelo, ka bërë me dije dje se të gjitha referimet që bëhen për LDLNJ-në në shkrimin e botuar në gazetën "Shqip" për abuzimet me fondet e Athinës janë të pavërteta dhe nuk kanë asnjë burim zyrtar të kësaj partie. Këto pohime, sipas tij, nuk janë as deklarata të të zgjedhurve vendorë të saj në Bashkinë e Himarës dhe as drejtuesve partiakë. "Insinuatat që ngrihen aty për të demaskuar kryetarin e bashkisë në emër të LDLNJ-së nuk janë gjë tjetër veçse tendenca për të ngjallur pakënaqësi, përçarje dhe mungesë dialogu midis forcave politike që përfaqësojnë minoritetin grek", tha ai.