Ministri i Gedafit, sot në Tiranë
Mbërrin sot në Shqipëri shefi i diplomacisë së Libisë, Abd al-Rahman Shalgam. Pas vizitës që zhvilloi ministri i Jashtëm Lulzim Basha, pak muaj më parë në Tripoli, ku u takua me liderin Muhamer Gedafi, në tendën e tij të famshme berbere, kreu i diplomacisë së Libisë, jo thjesht kthen vizitën, por kapitullon sërish tendencën për nisjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, por në veçanti për të koordinuar qëndrimin e vendeve Konferencës Islamike për të njohur pavarësinë e Kosovës. Siç njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme, sot në orën 10:00, në Ministrinë e Punëve të Jashtme vjen një delegacion libian, i kryesuar nga ministri i Jashtëm. Ky delegacion do të zhvillojë një takim me ministrin Basha, më pas do të ketë konsultime dhe nënshkrim marrëveshjeje mes 2 ministrave. Kjo vizitë realizohet në vijim të vizitës së ministrit Basha në Tripoli.