E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Po transferohen rrufeshëm 9 vendburime të naftës

braceDeputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, denoncoi sërish atë çka e cilëson transferim rrufe i burimeve natyrore.Vetëm 10 ditë pas miratimit në qeverinë e pushuar nga puna të 9 marrëveshjeve hidrokarbure, të cilat lëshojnë tek një privat 9 vendburimet e fundit të naftës e gazit nën administrimin publik, Ferdinand Murati- drejtori politik i Albpetrol dhe Florion Mima-ministër politik për Ekonominë, kanë urdhëruar dorëzimin e menjëhershëm brenda ditës së sotme të të gjitha vendburimeve, posaçërisht të vendburimeve të gazit në Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj e Kryevidh, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook. Sipas tij, nuk ka ndodhur në asnjë rast të mëparshëm të marrëveshjeve hidrokarbure kjo praktikë në dorëzimin e vendburimeve. Dua ti bëj thirrje edhe një herë ministrit dhe drejtorit politik të Albpetrol: Tërhiquni! Minister, ti me plot zë the tre ditë më parë se ministrat e mazhorancës së re do të kenë mundësinë dhe të drejtën të hetojnë çdo letër koncesioni. Kështu të bëhet! Ti tërhiqu nga veprimet në terren para hetimit të praktikës. Veçanërisht kur bëhet fjalë për asete që ende janë të listuara në një proces privatizimi të pambyllur. Posaçërisht kur bëhet fjalë për mijëra punëtorë që do të flaken në rrugë, shprehet Erjon Braçe.

 

Balla: Alarmi që vjen nga mania e ndërtimit të HEC-eve

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kritikuar vendimin e qeverisë për dhënien e lejeve për ndërtimin e disa hidrocentraleve në zonën e Librazhdit. Në një postim në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se ndërtimi i tyre do të sillte një shkatërrim natyror për zonën. Në rrethin Librazhdit janë miratuar për leje për ndërtimin e 85 Hidrocentraleve të kapaciteteve të ndryshme. 1/4 e totalit në të gjithë Shqipërinë. 2. Nuk ka burim, përrua apo lumë pa përfshirë për ndërtim Hidrocentralesh. 3. Projektet për ndërtimin e tyre janë në atë mënyrë që Uji futet i tëri në tubë nën shtratin e lumit me gjatësi 5-10 km dhe godinat ndërtohen njëra pas tjetrës në radhë, ku i bie që uji të mos duket gjëkundi… 4. Rreth 75 % e tyre janë miratuar brenda hapësirës së Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanice. 5. Shoqëria Civile nuk është thirrur asnjëherë për informimin e kësaj situate, shkruan Balla. Duke renditur pasojat që sjell ndërtimi i këtyre HEC-eve, Balla shkruan se banorët e kësaj zone janë totalisht kundër këtij vendimi. I gjithë komuniteti është kundër, por jo vetëm ata. Edhe specialistët miratojnë këtë shqetësim. Ka shkuar situata në këtë gjendje sepse informimi ka qenë zero, asnjë nuk e di këtë masakër që po ndodh, përveç atyre që i miratuan pa asnjë kriter, mbyll shkrimin e tij Taulant Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›