E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Qeveria kërkon të abuzojë me financat

Partia Socialiste i cilësoi realiste shifrat e dhëna prej Fondit Monetar Ndërkombëtar, sa i takon zhvillimeve ekonomike në Shqipëri. Nënkryetari i grupit parlamentar, Erion Braçe, deklaroi se qeveria po kërkon që ky mision të mos jetë në Shqipëri për zgjedhjet e qershorit. "Abuzim total me paratë e shqiptarëve në buxhetin e shtetit dhe paralajmërim akoma më i madh i dhunës fiskale që qeveria ka ushtruar edhe kundrejt vitit 2008", theksoi Braçe. Në këndvështrimin e selisë rozë, ritmi i të ardhurave po shkon drejt zeros dhe vetëm për muajin tetor është tërësisht i parealizuar zëri i akcizave. Të gjitha këto janë konsideruar si shkak të vjedhjes dhe korrupsionit, që qeveria jua faturon bizneseve. Socialistët u ndalën edhe te deklaratat e kreut të qeverisë Sali Berisha se Gërdeci ishte pasojë e një gabimi njerëzor. Braçe këmbënguli se të përdorësh për demontim dhe mbajtje fishekësh dhe predhash të kalibrave të mëdha gra dhe fëmijë është kafshëri njerëzore dhe jo gabim njerëzor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›