Politekniku, hapen studimet 2-vjeçare për tre profile
Këshilli i Ministrave vendosi dje hapjen e programeve të studimit, të ciklit të dytë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Në degën e Inxhinierisë së Mjedisit, u miratuan dy profile, i pari për Trajtim uji dhe i dyti për Energjetikë. Në përfundim të këtij programi për studentët do të lëshohen diplomat e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri mjedisi, profili Trajtim uji, si dhe profili Energjetikë. Ndërsa në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, u miratua profili Gjeoteknik. Në përfundim të të cilit lëshohet për studentin një diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri ndërtimi, me profil gjeoteknikë. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite. Në këtë mënyrë plotësohet edhe niveli i studimeve 5-vjeçare, pra 3+2 në përputhje me Sistemin e Bolonjës për arsimin e lartë. Këto programe studimi dyvjeçare do të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
Në mbledhjen e djeshme u miratuan gjithsej 75 kuota pranimi në programet e mësipërme të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Universitetin Politeknik. Në degën e Inxhinierisë së Mjedisit do të jenë 50 studentë ata që do të kenë mundësi të frekuentojnë këto studime të ciklit të dytë. Një pjesë e dytë do të frekuentojnë profilin Trajtim uji dhe të tjerët atë të Energjetikës. Ndërsa për Inxhinierinë e Ndërtimit, në profilin Gjeoteknikë janë miratuar vetëm 25 kuota.
Universiteti Politeknik i Tiranës i shpërndan kuotat e vëna në dispozicion të tij, në masën jo më pak se 30%, për studentët, që kanë përfunduar të paktën ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë, dhe jo më shumë se 70%, për ata që i kanë përfunduar këto studime pranë tij. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, që plotësojnë kriteret, atëherë Universiteti Politeknik i Tiranës ka të drejtë të plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët, që janë diplomuar në të. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, të përcaktuara nga njësitë kryesore të Universitetit Politeknik të Tiranës, duhet të bëhen publike.
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, është përcaktuar në një vendimi të mëparshëm të Këshillit të Ministrave, "Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimit të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë, si dhe për tarifat e shkollimit për këto programe, të miratuara për vitin akademik 2008-2009". Kështu tarifa e shkollimit për një vit në njërin nga këto profile do të jetë 60000 lekë, ose 120000 për të dyja vitet e studimit deri në përmbylljen e plotë të sistemit 5-vjeçar.
Kuotat e pranimeve në programet e studimit të ciklit të dytë, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Kategori të veçanta
Kush përfiton studime
me gjysmë çmimi
Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si: të verbër, të shurdhër, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, apo fëmijë të policëve, të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, të ish të përndjekurve politikë, që do të fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, do të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit. Është kjo një nga lehtësirat e parashikuara për këta të rinj në vendimin e Këshillit të Ministrave. Aty saktësohet gjithashtu fakti se studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Në çdo program studimi, në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, përfitojnë edhe studentët e shkëlqyer. Ata të cilët janë regjistruar në ciklin e parë, por edhe në ciklin e dytë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit, për vitin akademik pasardhës.