E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Shalsi përplasen për vendorët

Replikat

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, deklaroi dje se qeveria ka bërë ndarje të barabartë të fondeve për bashkitë dhe komunat, pavarësisht se nga cilat forca politike drejtohen ato, ndërsa akuzoi bashkitë që drejtohen nga e majta se kanë bërë abuzime me fondet. Pas kësaj deklarate reagoi deputeti socialist, Eduart Shalsi, i cili i kujtoi ministrit Basha akuzat për rrugën Durrës-Kukës. Basha priti një përfaqësi të shoqatës së bashkive, drejtuar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, ku kërkoi prova nga të gjithë ata që pretendojnë se qeveria ka cunguar decentralizimin e pushtetit vendor dhe veçanërisht pavarësinë financiare të tij. “Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të përsëris vullnetin e Kryeministrit Berisha për këdo që pretendon se ka një zvogëlim në bushet, mund ta paraqesë me fakte dhe padyshim që qeveria do t’i kompensojë. Deri më sot, përveç retorikës nuk kemi pasur asnjë dëshmi të tillë dhe nuk do të kemi për sa kohë që qeveria vazhdon në mënyrë progresive në çdo situatë të ketë parësore mbajtjen e niveleve optimale të financimit tuaj dhe avancimin e tyre më tej”, theksoi ministri Basha. Ndërkohë në reagimin e tij, Shalsi theksoi se Basha duhet të ishte në bankën e të akuzuarve, pasi grabiti tunelin e shembur. “Qeveria ia faturon bashkive krizën, ndërsa arka e shtetit është bosh. Faturat e qytetarëve rriten përditë ndaj duhet larguar pushteti para shkatërrimit të çdo gjëje”, tha ai.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›