Basha: Permbushem kriteret per liberalizim vizash

INTERVISTA/ "Deklaroj me bindje dhe pergjegjesi te plote, se Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kriteret qe pershkruhen ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave", thote ministri i Brendshem shqiptar, Lulezim Basha
Kur po ngushtohen afatet drejt objektivit te shpallur te Qeverise per levizje pa viza te qytetareve shqiptare, a jane plotesuar kushtet per liberalizim?
Ne i qendrojme angazhimit tone per nje vendimmarrje brenda vitit te pare te mandatit tone te dyte, qe ne fakt i bie shtatori. Por, nga ana tjeter, po i bejme te gjitha perpjekjet qe ky proces te pershpejtohet sa me shume. Kur them te gjitha perpjekjet, natyrisht perpjekja kryesore eshte qe t'i permbushim te gjitha kushtet. Ne kete drejtim, une deklaroj me bindje te plote dhe me pergjegjesi te plote, se Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kriteret qe pershkruhen ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave, qe i eshte dorezuar Shqiperise. Nga ana tjeter, ne nje numer te madh fushash, sic eshte siguria e kufirit apo siguria e dokumenteve ne instalimin e sistemeve, ne trajnimin e personelit, ne performancen e suksesshme te realizimit te proceseve te reja te kontrollit kufitar, te prodhimit te dokumenteve te sigurta - ne kemi vendosur dhe po implementojme standarde te njejta me ato te Shengenit, apo disa edhe me te perparuara, qe sot praktikohen vetem ne nje numer te kufizuar vendesh.
Ju thoni se kriteret ne teresi jane permbushur. Por, cfare po e mban ende peng vendimmarrjen, pra konstatimin ne terren nga ana e eksperteve evropiane se vendi eshte gati per regjim pa viza?
Mendoj se kjo situate, pra situata kur ekspertet mund te konstatojne qe Shqiperia eshte gati, ekziston ne Shqiperi qe prej dy muajsh. Ajo qe pritet, eshte perfundimi i procesit nga ana burokratike. Pra, pas deklarimit te Shqiperise se eshte gati per inspektimin, ka ardhur skuadra e inspektimit ne dhjetor dhe pastaj ne shkurt. Keto skuadra ekspertesh po pergatisin raportet e tyre dhe keto raporte do te perbejne bazen e raportit qe Komisioni ua shperndan vendeve anetare. Pastaj, vendet anetare, ne formen e Keshillit te ministrave te brendshem dhe te drejtesise, jane ato qe marrin vendimin per adoptimin e te njejtit vendim, sic kane marre edhe me tri vendet tjera. Per kete arsye, ajo qe Shqiperia po ben tani ne forma te ndryshme, qofte nepermjet aparatit diplomatik te Ministrise se Jashtme, por edhe nepermjet aktoreve te tjere ne kete proces, sic eshte Ministria e Brendshme, Ministria e Integrimit, nen lidershipin e kryeministrit, eshte nje perpjekje ne Bruksel per te mos vonuar procesin, e ne vecanti ato hallkat e procesit qe jane decidive tani, pra pergatitja e raportit nga ekspertet, perpilimi i raportit te pergjithshem nga Komisioni dhe dergimi i ketij raporti vendeve anetare. Javen e kaluar kam qene ne Bruksel, ku jam takuar me tre ministra homologe, te cilet ndodheshin ne Bruksel per takimin e ministrave te brendshem dhe te drejtesise, qe mbahet atje pothuajse cdo muaj. Jam takuar gjithashtu me Keshillin per Ballkanin Perendimor, qe perbehet nga perfaqesuesit e 27 vendeve anetare ne ambasadat e ketyre vendeve ne Bruksel apo, te them me mire, misionet e tyre prane Bashkimit Evropian, si dhe me euro-parlamentare. Gjate ketyre takimeve, pasi kam bere te ditur, bazuar ne fakte dhe vetem ne fakte, stadin aktual te Shqiperise ne raport me kerkesat per heqjen e vizave, kam kerkuar ne menyre te perseritur qe te mos kete vonesa ne kete proces. Sic keni vene re, ministeriali i ministrave te Puneve te Brendshme te rajonit i beri nje kerkese te drejtperdrejte Bashkimit Evropian, qe per Shqiperine dhe Bosnjen te mos kete vonesa ne vendimmarrje. Pra, per mendimin tim, jemi thjesht ne fazen e vendimmarrjes, qe natyrisht eshte nje kompetence dhe nje e drejte e Bashkimit Evropian.
Rezoluta e miratuar nga ministrat e brendshem te rajonit, ishte e domosdoshme? A mund te lexohet si frike per nje shtyrje te vendimmarrjes per liberalizim per Bosnjen dhe Shqiperine?
Une mund t'ju them se ajo qe ne ndjejme si Shqiperi, eshte se ne i kemi plotesuar detyrat tona. Dhe, pasi kemi plotesuar detyrat tona, u kerkojme eksperteve dhe Komisionit ne vecanti qe ta verifikojne kete dhe menjehere, ne formen dhe menyren sic kane vepruar per tri vendet e tjera, kete verifikim qe quhet raport i Komisionit, t'ia percjellin per vleresim perfundimtar Keshillit te ministrave te Bashkimit Evropian.
Dhe, kur e prisni raportin?
Shpresojme qe raporti i Komisionit te jete gati brenda mesit te prillit, qe t'i lere kohe te mjaftueshme Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian per te permbyllur procesin e vendimmarrjes brenda presidences spanjolle.
Liberalizimi i vizave me Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine perballi Belgjiken me kerkesa per azil nga qytetaret e ketyre vendeve. A mund ta penalizoje Shqiperine ky fakt, duke pasur parasysh shqetesimin me te cilin e trajtuan vendet Shengen kete fenomen?
Cdo vend ka specifikat e tij. Shqiperia eshte e vetmja nga vendet e perfshira ne proces, qe nuk ka perjetuar konflikt etnik apo konflikt te armatosur te cfaredolloj natyre. Ne te njejten kohe, Shqiperia eshte i pari vend qe ka nenshkruar marreveshje te ripranimit dhe i ekzekuton ato, i implementon ato me korrektesi te plote, te pakten sipas vleresimeve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Keshtu qe, cdo vend duhet te gjykohet mbi meritat e veta. Une kam qene ne kontakt me autoritetet maqedonase per kete ceshtje, te cilat me kane sqaruar dhe me kane deklaruar se kane marre te gjitha masat, ne menyre qe ky fenomen qe u vu re keto dy-tri jave apo kete muaj, te mos perseritet me dhe qe abuzuesit te goditen me rreptesine e ligjit atje. Nga ana tjeter, Ministria e Brendshme e Shqiperise ka marre te gjitha masat per nje fushate informuese per publikun shqiptar, se c'do te thote liberalizim vizash - pra, eshte levizje me nje regjim te liberalizuar pa viza ne territoret Shengen, per nje periudhe 90-ditore dhe qe nuk jep te drejta te tjera, sic mund te jene: punesimi apo e drejta e azilit. Kuadri rregullator, kuadri ligjor shqiptar eshte tashme tejet i plotesuar dhe marreveshjet tona me vendet anetare te Bashkimit Evropian bejne te mundur ekzekutimin, pa asnje vonese, te parimit te ripranimit, cka, per mendimin tim, perben garanci te mjaftueshme qe me Shqiperine nuk do te kemi asnje lloj problemi nga ato te verejtura ne disa nga zonat qe kane perfituar liberalizimin tashme. Une kam takuar, sic ju thashe, zevendeskryeministren dhe ministren per migracione ne Belgjike, ku ia kam bere te qarte kete pozicion dhe po keshtu eshte bere e qarte nga pala belge, qe cdo vend gjykohet sipas situates, specifikes dhe performances se tij. Dhe, shpresoj e besoj se dicka qe ndodh ne nje vend apo dy vende qe tashme e kane perfituar liberalizimin e vizave, nuk mund dhe ne fakt nuk duhet te ndikoje ne asnje forme dhe menyre ne nje vend tjeter, i cili i ka plotesuar te gjitha kriteret dhe pret te njejten te drejte, sipas marreveshjes apo sipas pritshmerise qe ka procesi i liberalizimit te vizave dhe udherrefyesi per liberalizimin e vizave.
Liberalizimi i vizave eshte vleresuar nga zyrtaret evropiane si proces teresisht teknik. Por, a mund te ndikoje negativisht imazhi i vendit, nisur nga situata aspak e favorshme politike?
Procesi eshte thellesisht teknik, por, natyrisht, vendimmarresit jane njerez, te cilet ndikohen nga perceptimet dhe nga imazhet, qofte Keshilli i ministrave, qofte euro-parlamentaret, dhe ne kete drejtim eshte e domosdoshme te shkundet cdo lloj pershtypjeje qe mund te jete lene nga veprimet e disa prej eksponenteve te opozites, se ata jane me te interesuar ne zvarritje te ketij procesi, sesa ne perfundimin me sukses te ketij procesi. Shpresoj qe rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partise Demokratike te enjten, te miratohet ne konsensus te plote nga te dyja grupet kryesore parlamentare, nga mazhoranca dhe nga opozita ne teresi, per t'u leshuar nje sinjal te qarte, ne radhe te pare, qytetareve shqiptare dhe, ne radhe te dyte, Brukselit, se te pakten ne kete ceshtje politika shqiptare eshte e bashkuar.