E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, rezoluta e PD ne komisione, opozita bojkoton Rozeta Rapushi

Deputetet socialiste bojkotuan dje mbledhjen e komisioneve parlamentare, ku u diskutua projektrezoluta per mbeshtetjen e procesit te liberalizimit te vizave. Socialistet nuk moren pjese as ne mbledhjen e Komisionit te Jashtem as ate te Integrimit, ku u votua me shumice votash rezoluta e propozuar nga grupi parlamentar demokrat. Ne kete projekt rezolute, qe do te votohet ne seancen plenare te dites se enjte, kerkohet qe ne menyre te vecante, Komisioni Evropian te respektoje kalendarin kohor per pergatitjen e raportit vleresues per te mundesuar liberalizimin e vizave per Shqiptaret ne fillim te pranveres. Ne rezolute vleresohet shume roli i Bashkimit Evropian si dhe Komisionit Evropian per procesin e liberalizimit te vizave, si nje mundesi edhe per rritjen e bashkepunimit kulturor, njerezor por edhe ekonomik mes Shqiperise dhe pjeses tjeter te botes. Ne menyre te vecante, ne rezolute theksohet fakti se Kuvendi mbeshtet procesin e liberalizimit te vizave. Ne dokumentin e aprovuar dje vetem nga mazhoranca, i sugjerohet Komisionit Evropian qe te merren ne konsiderate te gjitha arritjet e bera deri me sot nga Shqiperia. "I sugjerojme Komisionit Evropian, qe te marre ne konsiderate permbushjen e deritanishme te kushteve te udherrefyesit nga ana e qeverise shqiptare", theksohet ne projekt. Nderkohe qe shprehet plotesisht mbeshtetja per deklaraten e perbashket te Parlamentit Evropian dhe Keshillit, te miratuar ne muajin nentor te vitit te kaluar, ku mbeshtetet nisma qe Shqiperia te perfitoje nga liberalizimi i vizave sapo Komisioni Evropian te vleresoje se vendi yne i ka plotesuar detyrimet e udherrefyesit. Duke vleresuar dokumentin, kryetari i Komisionit te Jashtem, Fatos Beja, tha dje gjate mbledhjes, se deputetet socialiste, anetare te ketij komisioni jane ftuar te marrin pjese dhe gjithashtu se cili eshte rendi i dites se punes se komisionit."Do te ishte mire, te ishin edhe koleget socialiste, ne menyre qe te shprehnin mbeshtetjen e tyre per liberalizimin e vizave dhe te vijonin nxitjen e plotesimit te gjitha detyrimeve per arritjen e ketij procesi nga vendi yne",-tha Beja. Megjithate, sipas tij, socialistet mund te japin kontributin e tyre per kete rezolute ne seancen plenare te dites se neserme, ku do te behet edhe votimi i saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›