E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace Vokshi favorizoi Arian Tartarin i jep 4 vendburime te naftes dhe gazit



Partia Socialiste u eshte rikthyer akuzave ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi duke publikuar te tjera fakte te cilat e implikojne deputeten ne afera korruptive dhe konflikt interesi. Nenkryetari i Grupit kuvendor socialist Erion Brace deklaroi se ne periudhen kur kompania Stream Oil e Arian Tartarit bashkeshortit te deputetes nenshkroi marreveshjen me kompanine Albpetrol per marrjen me koncesion te kater nga gjashte vendburimet e naftes Vokshi ishte anetare e Keshillit Mbikeqyres te Albpetrolit. Keshtu sipas PS-se Vokshi favorizoi partnerin e saj ne dhenien e kontrates koncesionare per 4 vendburimet e naftes dhe te gazit. Brace i ka bere thirrje organit te Prokurorise te hetoje per faktet qe Partia Socialiste ka nxjerre ndaj deputetes demokrate.
Deklarata
Qeveria ka miratuar 4 marreveshje hidrokarburesh me kompanine mes kompanise Albpetrol dhe kompanise Stream Oil qe te dyja kompani te familjarizuara tashme per gjithe publikun shqiptar. Do te doja te thosha qe keto 4 marreveshje vene ne dispozicion te kompanise Stream Oil 4 nga 6 vendburimet e naftes dhe te gazit qe disponon sot Shqiperia nen administrimin e qeverise se radhes dhe e radhes ne vitin 2007 eshte qeveria e Sali Berishes - u shpreh Brace. Ne kohen kur keto marreveshje pra ne korrik-gusht te vitit 2007 jane nenshkruar mes kompanise Albpetrol dhe kompanise Stream Oil zonja Albana Vokshi sot ne statusin e deputetes ka qene anetare e Keshillit Mbikeqyres se kompanise Albpetrol autoritet qe ka pasur vendimmarrjen e plote per dhenien e ketyre 4 kontratave apo 4 marreveshjeve hidrokarbure te kompania Stream Oil - tha Brace.
Faktet
Numri dy i Grupit kuvendor socialist Erion Brace ka publikuar dy dokumente me firme te deputetes Vokshi te cilat deshmojne se zonja ne fjale ka qene anetare e Keshillit Mbikeqyres te kompanise Albpetrol. Kjo eshte deklarata e pasurise se zonjes Vokshi per vitin 2006. Pika 2 e faqes 3 ne te cilen paraqiten te ardhurat si anetare e Keshillit Mbikeqyres te kompanise Albpetrol 296 748 leke bruto. Fakt qe konfirmon qenien e zonjes anetare e Keshillit Mbikeqyres te kompanise Albpetrol njera nga 2 partneret ne kete marreveshje. Kjo eshte deklarata e pasurise se zonjes ne fjale per vitin 2007 dhe po me firme te saj ne faqen 3 te kesaj deklarate shenohen te ardhurat si anetare e Keshillit Mbikeqyres te Albpetrolit 277 145 leke te rinj qe konfirmon pikerisht faktin se ne vitin 2007 kur Albpetroli ka nenshkruar nje marreveshje per leshimin e 4 nga 6 vendburimet e naftes dhe te gazit me kompanine Stream Oil zonja ne fjale ka qene anetare e Keshillit Mbikeqyres - deklaroi Brace duke paraqitur edhe dokumentet ligjore.
Ne hetimet qe Partia Socialiste ka bere Brace deklaroi se kompania Stream Oil sipas te gjitha dokumenteve zyrtare te depozituara ne agjencite shteterore dhe ne gjykatat e ketij vendi rezulton nje kompani 100 ne pronesi te shtetasit Arian Tartari. Pikerisht ne momentin kur qeveria ka miratuar kontratat mes shoqerise Albpetrol dhe Stream Oil gaz zonja Albana Vokshi ka qene ne detyren e anetares se Keshillit Mbikeqyres te kompanise shteterore Albpetrol gje qe e ve drejtperdrejt ne kushtet e konfliktit te paster te interesit kur me vendim pikerisht te Keshillit Mbikeqyres te kompanise Albpetrol kane kaluar 4 nga 6 vendburimet e naftes te kompania Stream Oil e bashkejetuesit bashkeshortit partnerit apo babait te femijeve te saj - u shpreh Brace.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›