E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari portugez i shtetit ne Tirane Lourtie Vizat jane ceshtje javesh



Shqiperia eshte vetem pak jave larg vendimit per liberalizimin e vizave. Kjo eshte garancia qe vjen nga sekretari i Pergjithshem i shtetit te Portugalise. Sipas Pedro Lourtie i cili pati dje nje takim me zevendesministren e Puneve te Jashtme Edit Harxhi vendi yne eshte fare prane permbushjes se kerkesave teknike per heqjen e vizave dhe vendimi i Komisioni te Jashtem Europian do te jete i afert. Sekretari i Shtetit Lourtie me konfirmoi edhe njehere se ceshtja e liberalizimit te vizave tashme eshte ceshtje javesh apo muajsh dhe se shpejti do te perfundoje. BE-ja dhe Komisioni Europian ashtu si edhe Portugalia ne vecanti jane te bindur se Shqiperia ka plotesuar te gjitha kriteret dhe tani kjo eshte nje ceshtje teknike - tha Harxhi. Procesi i liberalizimit te vizave drejtohet nga Komisioni Europian pra eshte Komisioni Europian se bashku me qeverine ahqiptare qe mbi bazen e plotesimit te kritereve dhe standardeve te kerkuara ta percaktoje liberalizimin e vizave. Por me informacionin qe Portugalia ka si shtet anetar i BE-se pra nga te dhenat qe ka nga KE-ja Shqiperia eshte jashtezakonisht afer plotesimit te tyre dhe ne kemi te drejte te besojme se ceshtja e liberalizimit te vizave do te realizohet shume shpejt - tha Lourtie. Gjate takimit mes zonjes Harxhi dhe sekretarit te Shtetit portugez Lourtie u fol dhe per ceshtjen e Kosoves persa u perket njohjeve te reja pas vendimit te GJND-se dhe Rezolutes qe Serbia pritet te paraqese prane OKB-se.
Portugalia do te vazhdoje ta ndihmoje Kosoven per njohje te reja meqenese eshte nje vend qe e ka njohur Kosoven nje nga vendet kyce te BE-se. Njohje te reja per Kosoven jam e sigurt qe nuk do te vonojne dhe ndihma qe do te jape edhe Portugalia ne kete fushe sidomos ne vende ku do te ndihet e forte do te ishte me te vertete shume e mirepritur ne vendin tone - tha Harxhi. BE-ja dhe vendet anetare te BE-se jane ne nje proces negocimi lidhur me Rezoluten e Serbise ne OKB. Eshte deshira jone dhe ne urojme qe te arrihet nje marreveshje e cila te kete pranimin dhe konsensusin e shumices se vendeve anetare te OKB-se. Pikerisht kete proces dialogu qe Portugalia synon ta nxise me tej. Pikerisht kete theksoi edhe perfaqesuesja e larte e politikes se jashtme te BE-se znj. Ashton. Ajo qe ne deshirojme eshte qe te nxisim procesin e konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne Ballkan - tha Lourtie. Bashkepunimi ekonomik ndermjet Shqiperise dhe Portugalise si dhe mbeshtetja e Lisbones zyrtare per integrimin europian te vendit tone ne BE ishin pike te tjera te rendesishme ne takimin ndermjet numrit dy te Diplomacise Harxhi dhe sekretarit te Shtetit Lourtie.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›