E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat KE Shqiperia dhe Bosnja i kane permbushur kushtet



Komisioni per Ceshtjet e Brendshme ne Bruksel shqyrtoi gjate mbledhjes se djeshme raportin e eksperteve monitorues te procesit te liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Komisioni Europian ka dale ne perfundimin se si Shqiperia ashtu dhe Bosnja i kane plotesuar kushtet per heqjen e vizave duke theksuar se vendi yne ka bere progres mjaft te mire. Gjithashtu Komisioni Europian ka theksuar se misioni faktmbledhes ne te dyja vendet ka rezultuar pozitiv duke shtuar se pergezojne te dyja vendet per plotesimin e kushteve per heqjen e vizave. Raportuesja per Shqiperine Tanja Fajon ka deklaruar se tashme procesit te liberalizimit te vizave per keto dy vende po i vjen fundi dhe duhet gjetur nje zgjidhje edhe per Kosoven. Nderkohe Komisioni Europian do ti paraqese ne shtator Parlamentit Europian raportin ne lidhje me liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen dhe me pas ky raport do tu paraqitet te gjitha vendeve te Bashkimit Europian. Raportuesja per Shqiperine Tanja Fajon prezantoi dje perpara Komitetit per Drejtesine dhe Sigurine ne Parlamentin Europian konkluzionet qe ekspertet e BE-se kane nxjerre gjate vezhgimit te tyre ne Shqiperi gjate kesaj vere mbi plotesimin e kushteve per te merituar liberalizimin e vizave. Pas ketij prezantimi te znj. Fajon Komiteti per Drejtesine dhe punet e brendshme do te dergoje nje forme te plote te konkluzioneve te Kolegji i Komisionereve i cili do te jape opinionin e tij. Rekomandimi i Komisionit do te kaloje per votim ne Parlamentin Europian i cili me pas do tua dergoje ministrave te Brendshem te BE-se per nje vendim perfundimtar per heqjen ose jo te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Ne draftraportin e eurodeputetes Fajon te publikuar ne faqen zyrtare te Parlamentit Europian thuhet se Bashkimi Europian eshte nje perkrahes i fuqishem i heqjes se regjimit te vizave per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor qytetaret e te cilave jane izoluar per shume kohe.

Ministria e Jashtme Vizat brenda 2010-s

TIRANE - Menjehere pas perfundimit te seances se Komisionit te Parlamentit Europian LIBE reagoi edhe Ministria e Puneve te Jashtme sipas se ciles brenda vitit 2010 shqiptaret do te mund te udhetojne ne zonen Shengen pa viza. Permes nje deklarate per shtyp zedhenesi i Ministrise Ralf Gjoni u shpreh Raportimi paraprak verbal i Komisionit ne LIBE konfirmon edhe njehere se kriteret do te permbushen dhe se qytetaret shqiptare do te udhetojne pa viza drejt hapesires Shengen brenda vitit 2010. Sipas tij tashme pritet raporti final ne shtator. Mendoj se liberalizimi i vizave eshte tashme nje realitet por dua te theksoj se ne nuk e humbasim fokusin tone dhe jemi te vetedijshem qe hapi tjeter mbetet ai i hapjes se negociatave per statusin kandidat - tha zedhenesi Gjoni.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›