E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli Ministri Prifti te beje transparence mbi kredine prej 5 milione eurosh



Deputetja socialiste Mimi Kodheli u eshte rikthyer akuzave ndaj ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes Dritan Prifti. Kodheli i ka kerkuar Priftit te beje transparente kredine prej 5 milione eurosh te marra nga dy banka per themelimin e kompanise Fortis 2. Ministri Prifti ka deklaruar se per krijimin e kompanise Fortis 2 nga ku fitoi 1.8 milione euro nga shitja e aksioneve i eshte dashur te siguroje nje kredi prej 5 milione eurosh nga dy banka. Ne keto kushte Kodheli ka hedhur dyshime per kete shume parash pasi bilancet e kompanise ne fjale nuk mund te mjaftojne per te mbuluar as edhe gjysmen e saj. Dritan Prifti duhet te tregoje menjehere mbi historikun e kesaj kredie. Kur dhe si u negociuan kushtet dhe shumat Si i gjeti Prifti lidhjet me bankat dhe si ka mundesi qe nje deputet te kete akses ne ate lloj financimi
Se dyti cfare eshte perdorur si kolateral per te marre 5 milione euro borxh kur dukshem bilancet e kompanise dhe prona e vene ne dispozicion te saj nuk mund te mjaftojne per te mbuluar as edhe gjysmen e saj Dritan Prifti duhet te beje menjehere transparence mbi keto dy kredi. Cilat jane kushtet dhe praktikat e kredive Cili eshte statusi aktual i kredive A jane shlyer kredite Nese po nga kush jane paguar kestet nga kompania apo individe A jane klasifikuar keto kredi si te keqija - iu drejtua Kodheli ministrit Prifti.
Deputetja socialiste theksoi se transparenca mbi kredite eshte e domosdoshme per te shpjeguar lidhjen e ministrit me bankat e per ta njohur opinionin publik me te verteten e kesaj historie.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›