Shamku Berisha favorizon universitetet private te klientelisteve te tij
Deputetja e Partise Socialiste Ledi Shamku e ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se favorizon universitetet private duke shkaterruar universitetet publike. Sipas saj Berisha po i favorizon universitetet private ne favor te klientelisteve te oborrit te tij.
Sot ngreme nje shqetesim jo vetem te Partise Socialiste por te 120 000 familjeve shqiptare qe po dergojne femijet e tyre ne universitetet publike. Pas pak javesh nis viti i ri akademik. Nje vit i mjere per universitetet publike qe paguhen nga taksat tona te cilave Berisha sapo u rrembeu autonomine. Kunder veprimeve grabitqare te ketij njeriu jane ngritur dhe vete rektoret rekrute te tij - u shpreh Shamku duke akuzuar Berishen se ai i ka vene vetes qellim te shkaterroje universitetet publike ne favor te nje grusht universitetesh private ku aksionere jane ministra zevendesministra e deputete te Berishes. Sot Universiteti publik nuk eshte me as ne gjendjen ku ishte njezet vjet me pare eshte shume me keq se para njezet vjetesh. Kete rrenim te pasurise sone kombetare Berisha e ben per te ushqyer babezine klienteliste te njerezve te oborrit - u shpreh Shamku.
3 Shtator 2010