E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Vokshi favorizoi Tartarin, i dha 4 koncesione nafte

Tiranë, 1 shtator, NOA Deputeti i Partisë Socialiste akuzoi sot deputete e PD-së Albana Vokshi se gjatë kohës që ka qenë këshilltare e kryeministrit i ka dhënë partnerit të saj katër kontrata për nxjerrjen e naftës.

Brace tha se abuzimi ka ndodhur në 2007, kur deputetja aktuale Albana Vokshi, ka qenë dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë Albpetrol. Ai tha se Vokshi ka shkelur ligjin duke favorizuar partnerin e saj Arjan Tartari, kompania e të cilit ka marrë 4 kontrata. Ai tha se kësaj kompani i janë dhënë 4 nga 6 vendburimet e naftës në vend.

Braçe u shpreh se të gjitha akuzat publike që janë bërë ndaj Vokshit dhe Tartarit janë paraqitur në Prokurori dhe se ai personalisht ka dorëzuar dokumentacionin e duhur.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›