E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndiqet penalisht, bën kallzim të rremë në polici

Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në ngarkim të shtetasit Tahsim Dylgjeri, 30 vjeç, për kallzim të rremë mbi vjedhjen e automjetit të shitur prej tij, me synim përfitimin nga siguracioni i cili mbulon edhe vjedhjen.

Ky shtetas, ka depozituar kallzim pranë Komisariatit nr.1 Tiranë, se më datë 04.01.2012, i kanë vjedhur automjetin veturë tip Audi A6, me targa huaja DOAP 186.

Në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar, rezultoi se 30-vjeçari ka depozituar kallzim penal të rremë, pasi ky automjet është shitur prej tij në qytetin e Elbasanit.

Policia ka bërë të mundur dokumentimin e veprës penale si dhe gjetjen e automjetit tip “Audi” në një servis të ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›