E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 4 klandestinë, kaluan ilegalisht kufirin

Katër klandestinë shqiptarë janë kapur sot në kufirin shqiptaro-grek. Sipas burimeve, mësohet se policia greke ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi shqiptar i cili në bashkëpunim me një shtetas grek transportonin klandestinët në shtetin helen.

Shqiptarët kanë kaluar ilegalisht kufirin shqiparo-grek duke mos pasur dokumentacion të rregullt, në këmbim të një sasie parash të cilat ia jepnin shtetasit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ndalimi i tyre u bë në Janinë nga policia kufitare greke, ku gjatë një kontrolli të ushtruar në një automjet i cili drejtohej nga një 59-vjeçar grek, gjeti 4 klandestinët shqiptarë. Ata i përkasin moshave 24, 25, 27 dhe 28 vjeç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›