Presidenti nga populli, PS terhiqet
Oli Xhilaga
Partia Socialiste terhiqet nga zgjedhja e Presidentit nga populli. Ne fakt, zgjedhja nga sovrani ishte nje propozim i ardhur nga Partia Socialiste, e cila ne bisedimet dypaleshe ka rene dakord qe te heqe dore nga nje qendrim i tille. Keshtu, gjate diskutimeve mbi kete ceshtje, PS-PD kane rene dakord qe zgjedhja e kreut te shtetit te ndjeke nje procedure te tille, ku ne tre raundet e para te votohet me 3/5 dhe ne dy raundet e dyta me 70+1. Ne kete menyre, nga raundi i katert, vetem dy kandidate per President kalojne ne raundin e 5, ku pretendenti per kete post duhet te marre me patjeter 70+1 te votave te ligjvenesve. Nderkohe qe per te arritur ne nje propozim te tille, socialistet, por dhe demokratet jane bazuar ne frymen qe percjell ligji aktual per zgjedhjen e kreut te shtetit. Kesisoj, nisur konkretisht ne ate cfare percaktohet ne ligjin themeltar te shtetit per zgjedhjen e Presidentit, partite kane rene dakord qe te heqin pikerisht ate pjese te ligjit, ku theksohet fakti se ne rast te mos zgjedhjes se kreut te shtetit nga legjislativi, Kuvendi shperndahet dhe vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme. Me tej, thuhet se do te jete Kuvendi i ri, ai qe do te zgjedhe presidentin e ardhshem, me 70+1 te anetareve te tij. Ardhur ne ndryshimin kushtetues, qe propozohet per zgjedhjen e kryetarit te shtetit, Partia Socialiste propozon qe te eliminohen zgjedhjet e parakohshme dhe te arrihet zgjedhja e presidentit prej me shume se gjysma e deputeteve te Kuvendit. Por nje propozim i tille mbetet ende per t'u diskutuar ne Kuvend, pasi, sikurse dihet, mbi kete pike ka mjaft kontestime, si dhe propozime te tjera. Ne propozimin e pare te saj, PS ra dakord me propozimet shtese per amendamentet kushtetuese, qe lidhen me zgjedhjen e presidentit, nepermjet kesaj procedure: 2 raunde me 3/5. Raundi i trete me 70+1, dhe raundi i katert ne popull. Sipas PS-se, ky do ishte proces zgjedhor qe do te propozohej dhe do te zgjaste nje periudhe te caktuar ditore, rreth 90 dite, e qe parashikohej te ndodhte para mbarimit te mandatit te Presidentit. Nga ana e saj, Partia Demokratike pati hedhur per diskutimin nje variant qe konsistonte ne zgjedhjen e presidentit me 5 raunde, ku ne tre te paret duhen 3/5 e votave te anetareve te Kuvendit, ndersa ne rast se edhe pas votimit te katert nuk eshte siguruar shumica e kerkuar per nje kandidat, pra 70+1, zhvillohet nje votim i peste. Ne kete votim President zgjidhet kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne rast se edhe pas votimit te peste asnje kandidat nuk siguron shumicen e kerkuar, Kuvendi shperndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 diteve nga shperndarja. Kuvendi pasardhes e zgjedh Presidentin e Republikes me shumicen e te gjithe anetareve te tij.