Qeveria shton 164 punonjes ne tri ministri
Qeveria vendos te zgjeroje stafin e ministrive me 164 punonjes. Me nje vendim te posacem, Keshilli i Ministrave vendosi dje qe te ndryshoje vendimin per "caktimin e numrit te punonjesve per vitin 2008, ne ministri". Nga ky vendim do te perfitojne Ministria e Arsimit dhe e Shkences, Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale si dhe Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve. Ne baze te vendimit te djeshem te qeverise ne keto ministri do te shtohen vendet e punes per 164 punonjesit e rinj. Propozimi per zgjerimin e stafit te ministrive u be me propozim te ministrit te Financave, Ritvan Bode. Perkatesisht me ndryshimet e bera numri ne total i punonjesve te ministrive dhe institucioneve qendrore nga 104.167 shkon ne 104.331. Behet fjale per periudhen korrik-dhjetor te ketij viti. "Ngarkohen Ministria e Financave e Arsimit e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve per zbatimin e ketij vendimi", thuhet ne te.
Presidenti, takim me drejtoreshen e USAID dhe te UNICEF
Presidenti, takim me drejtoreshen e USAID dhe te UNICEF