Françeska: Ja pse nuk zgjasin lidhjet e “Big Brother”
TIRANE - Pasi e ka përjetuar vetë eksperiencën e lojës së “Big Brother”, një vit më pas Françeska Jaçe jep opinionin e saj për banorët e rinj. Pse veçon Anaidin si lojtarin më të fortë dhe parashikimin që bën për lidhjen e tij me Joanën. Pasi historia e saj me Ermalin përfundoi me ndarje, ajo pohon se ka zënë mend tashmë, ndaj lidhjen aktuale zgjedh ta mbajë të fshehtë. E sigurt se të gjitha lidhjet e krijuara në “BB” janë të destinuara për fund aspak të lumtur, ajo jep dhjetë këshilla për të mos gabuar në një lidhje.
Françeska e ke ndjekur lojën e “Big Brother 6”, si të duken banorët?
Po, dhe mund të them që vetëm Anaidi më pëlqen aty, banorët e tjerë nuk më duken lojtarë.
Çfarë të pëlqen tek Anaidi, që e veçon dukshëm nga të tjerët?
Anaidin e kam njohur më parë nëpërmjet një shoqes sonë të përbashkët dhe kemi rastisur në të njëjtën tavolinë. Po përveç kësaj, mund të them se është tip i shkathët, e në këtë lojë është ai që i drejton të tjerët.
Meqënëse si femër ke përvojë personale në shtëpinë e “BB”, cilën do të veçoje nga femrat duke e kuptuar dhe më mirë?
Nga femrat më pëlqen vetëm Joana, pasi për mua ka karakter të fortë.
Si të duket në lojën e tyre si çift, mendon se do zgjasin Anaidi dhe Joana jashtë shtëpisë?
Pse cili çift ka zgjatur që të zgjasin ata?!
Nga eksperienca me Ermalin, mund të japësh arsyetimin tënd se pse nuk vazhdojnë lidhjet e krijuara brenda mureve të “Big Brother”?
Sepse është ai momenti kur ikën vëmendja e famës e pas kësaj në mos njëri, tjetri do të gabojë. Plus fakti që të gjithë të njohin prish punë, ndaj ndonjëherë ecin më shumë lidhjet e fshehta.
Ndërkohë ti personalisht që e ke provuar një eksperiencë të tillë që ka përfunduar me ndarje, po kujdesesh të mbash lidhje të fshehtë?
(Qesh). Në të vërtetë e kam një lidhje, por s’e publikoj.
Cila është frika jote më e madhe kur je në një lidhje?
Frika ime më e madhe është se mos mbarojnë momentet e bukura.
(er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)