Braçe: Çmimet e energjisë të papërballueshme, faturat 10-35 % më të larta
që nga 1 janari. Jemi në ditët kur rritja e çmimit të energjisë elektrike është materializuar për çdo familje në faturat e energjisë, tani të ndara shtëpi me shtëpi, tha Braçe. Ai shtoi se tashmë faturat e energjisë janë 10-35 për qind më shtrenjtë. Faturat e energjisë janë për fat të keq nga 10-35 % më të larta, duke rënduar shumë buxhetet familjare në vështirësi ekstreme nga një rritje e madhe e gjithpërfshirë e çmimeve, tha Braçe. Duke iu referuar faturave personale të energjisë elektrike ai akuzoi qeverinë Berisha se ka dorëzuar pasuritë publike dhe monopolet shtetërore. Përpara kam dy faturat e mia të energjisë, të muajit dhjetor dhe muajit janar. Në to faturimi për muajin janar i referohet periudhës 20 dhjetor 2009 - 21 janar 2010. Çmimi i energjisë së faturuar është ai i riu, në fuqi që nga 1 janari; 7.70 lekë për fashën 300 kë, 13.5 lekë për sasinë mbi këtë limit. Çmimi i energjisë së faturuar për ambientet e përbashkëta është i riu, i rritur në 8.00 leke për kë, ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste. Braçe e ka konsideruar të tmerrshme rritjen e çmimit të energjisë për familjet shqiptare. Sipas deputetit socialist, Erjon Brace, kjo qeveri ka dorëzuar tashmë pasuritë publike, por edhe monopolet shtetërore që materializojnë shërbimet publike. Duke ju referuar faturës së tij të energjisë elektrike, Braçe shtoi se; vjedhje më të qartë se kjo nuk ka, vetëm në këtë rast është tre dollarë për faturë! Nuk di të them sot se sa e përhapur është kjo vjedhje, por në lagjen ku unë banoj e ku flenë 4 ministra të Sali Berishës, vjedhja e materializuar në faturë është tamam kështu, ka thënë deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe. Ai e ka cilësuar këtë rritje të papërballueshme për qytetarët shqiptarë. Partia Socialiste e ka konsideruar të tmerrshme për familjet shqiptare, rritjen e re të energjisë, që nisi nga 1 janari i këtij viti. Tashmë të gjitha familjeve në vend u ka mbërritur fatura e re, e cila sigurisht është dyfish më e shtrenjtë se ajo e një muaji më parë. Sipas Deputetit socialist, Erjon Brace, kjo qeveri ka dorëzuar tashmë pasuritë publike, por edhe monopolet shtetërore që materializojnë shërbimet publike.
Last Updated on E Merkure, 17 Shkurt 2010 22:14