Çmenden çmimet, alarmohen tregtarët e konsumatorët
Pazarit të Ri në kryeqytet. Ndërsa tregtarët fajësojnë shtrenjtimin e euros e cila ka rritur pagesat në dogana të mallrave që hyjnë nga importi. Rritjen e ndjejmë që në dogana, transporti, e deri tek mbërritja në destinacion, të gjitha janë kosto që na kanë prekur direkt në shpenzimet tona. Sa për xhiron mund tju them se është shumë herë më e vogël sa ishte vjet në këtë periudhë, thotë një tregtar. Kryetari i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit, Islam Cani thotë se rritja e çmimeve ka prekur dhe produktet e shportës. Ndërkohë që në krahasim me kryeqytetin, rrethet raportojnë rritje të çmimit dhe për bukën. Ne besojmë se rritja e çmimeve ka përfshirë gjithë produktet dhe kjo rritje varion 20-40 lekë për kg. Madje disa rrethe si Fieri, Vlora e Elbasani raportojnë rritje të çmimit të bukës me 100 lekë. Në Tiranë kjo rritje është më e ekuilibruar por dhe këtu shoqatat e bukëpjekësve kanë paralajmëruar rritje të çmimit të bukës, thotë Cani. Sipas shoqatës, çmimet e larta kanë prekur sidomos shtresat e varfra, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët kanë të ardhura të pakta për të përballuar blerjen e ushqimeve të përditshme.
Last Updated on E Merkure, 17 Shkurt 2010 21:18