Shkarkohet drejtori i OSSH Fier, Andi Prifti
largimit nuk janë bërë publike. Burime te brendshme të OSSH tregojnë se kjo paqëndrueshmëri e drejtorëve të saj vjen si pasojë e një politike ndëshkuese nga ceket për të gjithë drejtuesit e saj në rrethe të cilët nuk arrijnë objektivat e kërkuar. Këta objektiva janë kryesisht arkëtimet e larta në nivel mbi 85 % . Në rast se arkëtimet e një viti mbyllen me pak se kaq, asnjë drejtor nuk ka të drejtën të vazhdojë më tej në detyrën e tij. Por të njëjtat burime kanë pohuar gjithashtu se në radhët e OSSH do të ketë shkurtime të tjera, përsa u përket edhe punonjësve, nëse nuk arrihet sasia e duhur e arkëtimeve mujore. Një fakt I tillë bën që përditë e më shumë qytetarët fierak të tremben nga faturat e energjisë, pasi shumë sa vijnë e shtohen në to. Mesa duket Çeket drejtojnë kështu ashpërisht, jo vetëm shërbimin e faturave nga qytetarët por edhe vete strukturën që privatizuan nga shteti shqiptar.
O. Filka