E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ndihmon sipërmarrjet shqiptare për konkurrencën

Një projekt i financuar nga Komisioni Evropian me  2.2 milion do të ndihmojë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare duke lehtësuar kontaktin e tyre me risitë dhe teknologjitë të cilat u japin firmave avantazhin konkurrues në treg. Nëpërmjet kësaj ndihme, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare do të jenë më mirë të përgatitura të përballojnë konkurrencën e tregut të BE-së. Këto lloj sipërmarrjesh mbizotërojnë në ekonominë shqiptare duke

 përfaqësuar 99.6% të gjithë bizneseve të regjistruara. Në Shqipëri, aktiviteti i tyre është i përqendruar në tregun lokal dhe nuk gëzon konkurrueshmëri për eksporte. Disa raporte ndërkombëtare, përfshirë Raporti i Progresit të Komisionit Evropian, vënë në dukje se klima e biznesit për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri është përmirësuar, sidomos për sa i përket regjistrimit të kompanive dhe lehtësimit të përfitimit të financimeve. Megjithatë, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe kapaciteti teknologjik vazhdojnë të shfaqin dobësi të mprehta, duke penguar kështu aftësinë e kompanive shqiptare të konkurrojnë si duhet me ato të BE-së, dhe të mbijetojnë trysninë e tregut të BE-së. Për ti ardhur në ndihmë këtyre sipërmarrjeve, ky projekt do të mundësojë krijimin e një Qendre për Mbështetjen dhe Risitë në Biznes, që do të shërbejë për të bashkërenduar dhe për të sjellë risi në bizneset, shërbimet teknologjike dhe nismat e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›