Lozhan, tjetër depo municioni
Lozhani, kryeqendra e komunës Gorë, me një popullsi prej 350 banorë, 30 km larg qytetit të Korçës, është një nga fshatrat ku që prej 10 vjetësh magazionohet sasia më e madhe e armatimit në rajonin e Korçës. Në këtë depo ka rreth 3500 ton armatime, midis të cilave edhe tritol. Depoja është pranë rrugës nacionale, Korçë- Gramsh, dhe jo më shumë se 500-600 metra larg qendrave të banimit. Nga kjo depo janë larguar gjatë dy muajve të fundit 500 ton armatime, drejt Gërdecit. Ndërkohë burime nga drejtoria e komandës mbështetëse rajonale Korçë, bëjnë të ditur se ato ruhen në masa të forta sigurie. Por nuk përjashtohet edhe rrezikshmëria që ato kanë.