E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji: Ika nga fabrika pak minuta para shpërthimit

TIRANË- Të arrestuarit tragjedinë e Gërdecit, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe kunati i këtij të fundit, Dritan Minxholi ia hedhin fajin njëritjetrit për shpërthimet apokaliptike të shtatë ditëve parë. Ndërsa administratori i fabrikës, Delijorgji, ka pohuar që ishte larguar nga fabrika vetëm pak minuta para shpërthimit dhe ndodhej vetëm 300 metra larg, duke hedhur kështu dyshime të tjera ngjarjen e rëndë. Paraditen e djeshme, nën masa të rrepta të sigurisë, tre të arrestuarit e mësipërm u sollën me kërkesë të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Seanca gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Asim Vokshi zgjati më shumë se dy orë, ku vetë personat nën hetim dhe avokatët tyre mbrojtës, deklaruan pretendimet në lidhje me akuzën e "shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", të ngritur nga prokuroria dhe kërkuan nga gjykata caktimin një mase më të butë të sigurisë. Menjëherë pas leximit kërkesës së prokurorëve Etien Kapo dhe Arben Dollapi kanë reaguar të arrestuarit, duke u munduar të heqin përgjegjësitë nga vetja. ** "Nga hetimet paraprake rezultuar se janë shkelur në mënyrë të dukshme rregullat sigurimit teknik dhe fizik të punëtorëve si dhe është vërejtur një shkelje e rëndë edhe punësimin e të miturve në këtë fabrikë të çmontimit të municioneve, ku deri para sjelljes së kërkesës për vleftësimin e arrestit dhe masës së sigurisë, numri i viktimave ka arritur në 21 persona dhe disa humbur. Për të vërtetuar këto shkelje të kryera nga tre personat nën hetim, Pinari, Delijorgji dhe Minxholi, kemi mbledhur një sërë dëshmish të punëtorëve të mbijetuar nga kjo tragjedi, akt-ekspertime të ndryshme dhe procesverbalet e këqyrjes së kufomave, të cilët gjetën vdekjen nga kjo tragjedi",-thanë prokurorët, duke kërkuar që ndaj tyre të jepet masa e sigurisë "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve. Por akuzat e mësipërme dhe të tjera akuza të pritshme duket se nuk ia kanë prishur terezinë Delijorgjit. Me buzët në gaz gjatë gjithë kohës, administratori i shoqërisë "Albademil", Mihal Delijorgji nuk ka marrë asnjë përgjegjësi mbi vete, për tragjedinë e ndodhur të shtunën në Gërdec. *** "Shoqëria "Albademil" ka dy administratorë, unë dhe amerikani. Në marrëveshje me njëri-tjetrin kemi caktuar drejtorin teknik që është Dritan Minxholi, i cili ka përgjegjësi direkt për çështjet teknike. Për këtë ai është përgjegjës teknik, ndërsa unë bashkë me kolegun amerikan jemi përgjegjës për administrimin e shoqërisë",-tha Delijorgji, duke pranuar se në momentin e shpërthimit ka qenë vetëm 300 metra larg fabrikës, duke u larguar pas një vizite të bërë në vendin ku po çmontoheshin predhat. Megjithatë, krejt ironike ka qenë kërkesa për liri e Delijorgjit, duke përdorur kartën e punëtorëve, për t'u lënë i lirë. "Kam 400 punëtorë dhe po nuk dola nga burgu, ata do të rrinë pa punë". Ndërkohë, kunati i Delijorgjit, Dritan Minxholi, gjatë fjalës së tij kërkoi nga gjykata një masë më të butë, duke u shprehur: "unë jam i vetëdijshëm që kjo është një tragjedi dhe që unë jam përgjegjësi teknik. Por atje ka pasur rregullore pune dhe kjo rregullore është respektuar dhe puna aty ka qenë aq e sigurt, sa unë brenda këtyre ambienteve kam fjetur prej gati një viti",-shtoi Dritan Minxholi. Mediu i dha MEICO-s kompetencat e Shtabit Për drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari, prokurori i çështjes shpreh se: "ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, me urdhër të brendshëm i ka hequr kompetencat e inspektimit Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, duke ia kaluar kompanisë që merret me shit-blerjen e armëve dhe municioneve. Sipas këtij urdhri, MEICO është ngarkuar me detyrë edhe të kontrollojë procesin e demontimit të armëve municioneve nga shoqëria "Albdemil". Por edhe pse urdhër ekziston, nuk është zbatuar dhe për këtë është përgjegjës kryesor drejtori i kompanisë Ylli Pinari që me moszbatimin e urdhrit ka kryer edhe elementë të veprës penale të "shpërdorim të detyrës" dhe për këtë shkak kërkojmë t'i jepet masa e sigurisë "arrest me burg" pasi ekziston rreziku i shmangies së hetimit dhe largimit vendi",-tha prokurori Etjen Kapo në fjalën e tij. Në mbarim të pretendimeve të Pinarit, që mohon shmangien nga hetimi, gjykata vendos që të tre të arrestuarit të mbesin në qeli deri në përfundim të hetimeve me masën sigurisë "arrest me burg".Dëshmia e Mediut: "Faji" është i MEICO-s TIRANË- Gjatë kohës që Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli ndodheshin para gjykatës, prokurori Genc Qano mori në pyetje ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Seanca e pyetjeve është zhvilluar në zyrën e Mediut në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën që ministri i dorëhequr po bënte paketimet e sendeve personale. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët nuk bëjnë me dije për shumë detaje të kësaj seance pyetjesh të deputetit Fatmir Mediu në cilësinë e personit që ka dijeni për çështje. Po sipas këtyre burimeve pranë organit të akuzës mësohet se ish-ministri Mediu, gjatë deklarimeve ka hedhur poshtë përgjegjësitë e tij, duke ia kaluar "fajin" për këtë tragjedi ish-vartësit të tij, drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinarit. "Pas ndryshimeve në strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes, kompetencat e kontrollit apo inspektimit të fabrikës së çmontimit apo demontimit të municioneve luftarake i kanë kaluar specialistëve të MEICO-s, të cilët kanë pasur për detyrë jo vetëm të kryejnë shit-blerjet e municioneve, por në këtë rast inspektimin e kontrollin e punës që kryhej në fabrikën e Gërdecit në Vorë"-mësohet të ketë thënë Mediu, në deklarime e tij. Ish-ministri Mediu ka shpjeguar edhe procedurat e ndjekura nga Ministria që ai drejton për këtë kontratë, duke sekuestruar edhe një sërë dokumentesh që ndodheshin në zyrën e tij. "Prokurorët e grupit hetimor për ngjarjen e Gërdecit sekuestruan edhe një sërë aktesh që lidhen me procedurat e ndjekura në Ministrinë e Mbrojtjes për çështjen në fjalë. Si kontratën e nënshkruar, urdhrat e lëshuara nga tashmë ish-ministri i Mbrojtjes në drejtim të kompanisë MEICO dhe shumë korrespodencave zyrtare të mbajtur mes tij si ministër dhe vartësit të tij, Ylli Pinari. Në takimin me prokurorët, ish-ministri është shprehur se: "do jetë i gatshëm për çdo rast kur hetimit t'i duhen deklarimet e mia në lidhje me këtë ngjarje dhe kërkoj nga prokurorët zbardhjen sa më shpejt dhe me drejtësi të kësaj tragjedie",-thuhet nga këto burime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›