Vidhet Kablli i tensionit të lartë, bllokohet puna në minierë.
.
Është bllokuar puna në minierën e Lozhanit dheshkak për këtë është bërë vjedhja e një sasie të konsiderueshme kablli të tensionit të lartë. Mendohet se vjedhja e 200 metra kabëll është bërë për qëllime përfitimi që kapinnjë vlerë prej 600 mijë lekë të rinj.Kabëlli shërbente për furnizimin me energji elektrike të nëntokës së Lozhanit. Vjedhja e tij ka lënë pa punë minatorët dhe sipas drejtorit, Veledin Memelli, janë njoftuar dhe organet e policisë.Ky kabëll përdorej për ndriçimin, ajrimin, largimin e ujrave nëpërmjet motopompave etj.