E FUNDIT / Zjarr në tregun e Lezhës, dëme në disa objekte
Një zjarr i rënë sot në tregun e Lezhës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në objektet përeth. Është herë e tretë që tregu i këtij qyteti përfshihet nga flakët por kësaj radhe, më me pasoja. Shpërthimi ka ndodhur në dyqanin e shtetasit, Haki Perlica dhe si duket flakët kanë depërtuar edhe në disa dyqane të tjera. Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se dëmet janë të konsiderueshme, ndërkohë që motivet e shkaktimit të zjarrit nuk janë zbardhur ende. Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.