E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: "Vuajtje me tri shifra, 331 u vetëvranë nga varfëria"

>Nënkryetari i Grupit Kuvendor të PS-së, Erion Braçe, deklaron se është rritur fenomeni si pasojë e keqësimit të jetës
Ish kryeredaktori i "Zëri Popullit" ka zgjedhur një mënyrë gazetareske për të treguar kufijtë e varfërisë në të cilën gjendet vendit. Ai iu është referuar shifrave vjetore të vetëvrasjeve. "Në pritje të shifrës çudibërëse të INSTAT, që do të mbiçmojë bumin ekonomik me ritme mbikineze, do të doja t'ju jepja disa shifra të reja, që lidhen drejtpërdrejt me efektet e "lumturisë" ekonomike sipas familjes Berisha, apo varfërisë ekstreme sipas shqiptarëve."-tha Braçe. Për vitin 2008, kur rritja ekonomike, sipas familjes Berisha, ka qenë me 2 numra, numri i shqiptarëve, që i dhanë fund jetës, si zgjidhje për t'i shpëtuar vuajtjeve të varfërisë është me 3 numra. "331 shqiptarë e shqiptare, të çdo moshe, fëmijë, familjarë, pleq, gra e burra, si veteranë, kudo në shtëpi, në lumë, në punë, në paraburgim, në burg, në spital, në çdo ambient ku duhet të kishte jetë, të garantuar nga shteti, apo një qeveri e popullit"- deklaroi deputeti Erion Braçe. Duke paraqitur shpërndarjen e këtij fenomeni, Braçe tha se "vetëvrasjet janë përhapur kudo, në të 12 qarqet: Në Fier 147, në Tiranë 60, në Korçë 58, në Vlorë 14, në Elbasan 13, në Durrës 9, në Shkodër 8, në Lezhë 5, në Kukës 5, në Dibër 5, në Gjirokastër 4, në Berat 2". Sipas tij, ato dëshmojnë një situatë të mjerë ekonomike e sociale, apo pasojat e krizës së fortë ekonomike. Duke vazhduar me argumentin e vet Braçe tha se "secili kishte një histori të tijën personale të përbashkët vuajtje ekonomike e sociale, në kërkim të të ardhurave për të përballuar jetën, për shkollën e fëmijës, për punën e bashkëshortit, për djalin e ikur në kurbet, për vajzën e zhdukur, për të drejtën ligjore të marrë, për borxhet e pashlyera, kredinë e papaguar, fajden e varur në qafë". Sipas tij, ky ëstë një raport që dëshmon se shteti social i mirëqenies nuk është, apo është, e funksionon si gënjeshtër që të merr jetën , fëmijën, familjen, punën, biznesin. "Raporti i kësaj masakre është 1 shqiptar në ditë, 1 i vetëvrarë në çdo 1000 shqiptarë, ose për ta kuptuar përmasën e kësaj masakre dua t'ju kujtoj se në 10 ditë lufte në Gaza bombardimet pa kufij, u vranë 300 persona. Ne jemi në paqe këtu. Çdo gjë rëndohet edhe më, kur në 12 ditë të Janarit, 16 vetëvrasje kanë ndodhur duke paralajmëruar masakrën e re vjetore"- deklaroi braçe duke theksuar se mungon siguria e jetës. Vetëm të dielën dhe dje, tha ai,- janë 5 viktima, një 55 vjeçar në burg, një fëmijë 14 vjecc në shtëpi, një nënë e dy fëmijëve në Vjosë, një tjetër nënë në shtëpinë e saj. "Kjo masakër sociale me tre shifra është e lidhur me Familjen Berisha dhe qeverisjen e tij, të paaftë, antipopullor e të korruptuar. Do të mjaftonte kaq që Sali Berisha të largohej nga pushteti"- tha Braçe.
******************************************************
PS: Berisha ka raporte të këqija me biznesin e huaj  
PS kritikon kryeministrin Berisha për raportet me sipërmarrjen. "Referencat i ccmimeve të importit, referencat ccmimeve të shitjes, referencat e pagave apo referencat e numrit të punonjësve kanë asfiksuar sipërmarrjet shqiptare. Vetëm në qytetin Korccës, gjatë vitit 2008 u mbyllën disa qindra biznese të vogla"-tha dje Ilir Beqja nga selia e PS-së. Ai ka sjellë disa shembuj, që sipas tij, tregojnë keqtrajtimin e biznesit. "Rasti më i fundit i sjelljes së qeverisë së Sali Berishës me sipërmarrjen e lirë "Mediasoft" nuk është i panjohur për shqiptarët. Për motive politike, Sali Berisha gjobiti para dy vjetësh një sipërmarrje tjetër mediatike.Po për motive të pastra politike, Sali Berisha coi në falimentim një tjetër sipërmarrje, këtë herë në fushën trasnportit ajror"-tha Beqja. Këto ditë, vazhdoi Beqja,- jemi njohur me shqetësimet e ngritura nga kompania gjermane TUV, pjesëmarrëse në garën për koncesionin e shërbimit të kontrollit periodik në automjete. Ndërkohë që një nga sipërmarrësit e huaj pjesëmarrës në garën për privatizimin e ARMO-s, pas denoncimeve publike, ka paditur në prokurori qeverinë shqiptare. Po kështu, sipas Ilir Beqjes, Kryeministri është në proces gjyqësor me një nga sipërmarrjet e huaja pjesëmarrëse në garën për koncesionin e pajisjes me letërnjoftime dhe pasaporta biometrike ka një proces të hapur me qeverinë shqiptare në gjykatën e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›