Shëndetësia kineze ofron seri marrëveshjesh për Shqipërinë

Ministrja Godo, takon Ambasadorin e Kinës në Tiranë
Tiranë, 14 janar 14:44 NOA - Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, pati sot një takim me Ambasadorin Kinez, ku u bisedua në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë.
Godo falenderoi Ministrinë së Shëndetësisë së Kinës për gatishmërinë që shprehu në bashkëpunimin mes dy ministrive në fushën shëndetësore, me qëllim që ky bashkëpunim te vendoset në nivel marrëveshje.
Sipas një draft – marrëveshjeje të dërguar nga Ministria jonë e Shëndetësisë, është kërkuar bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve dhe dokumentacionit mbi shëndetin në sektorët me interes të përbashkët.
Promovimin e kontakteve ndërmjet institucioneve, spitaleve dhe organizmave që veprojnë në fushën e shëndetësisë në të dy vendet.
Shkëmbimin e informacioneve mbi aparaturat e reja, produktet farmaceutike dhe zhvillimet teknologjike në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore.
Pjesëmarrjen në kongreset dhe simpoziumet me karakter ndërkombëtar, që do të trajtojnë aspekte të shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, të cilat do të mbahen në vendet përkatëse dhe me kërkesë të secilës palë. Bashkëpunimin për përgatitjen dhe prezantimin e projekteve të përbashkëta kërkimore zhvillimi, asistence teknike dhe formimi si edhe Trajnime afatshkurtra të specialistëve shëndetësorë.
Gjithashtu pjesë e këtij drafti, është edhe bashkëpunimi në Organizimin e Sistemeve Shëndetësore Kombëtare përkatëse dhe mbikëqyrjen epidemiologjike dhe parandalimin e HIV/AIDS.
Një nga pikat e rëndësishme së bisedës së Ministres Godo dhe ambasadorit Kinez, ishte edhe kërkesa jonë për bashkëpunim në fushën e mjekësisë rehabilituese, si një nga specialitetet më të suksesshme në sistemin shëndetësor kinez, si edhe për menaxhimin e pajisjeve mjekësore.
Në kuadër të këtij drafti-marrëveshje, të dyja palët biseduese, diskutuan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
e.l/NOA