E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace:"Jo ndarje per karrigen e Kryeministrit"

Partia Socialiste beri dhe njehere tjeter thirrje per bashkim mes te majtes. Nenkryetari i Grupit kuvendor socialist, Erion Brace, ndalur ne kete moment, theksoi se, "per sa u perket marredhenieve me aleatet, ne po e perserisim ne vijimesi, eshte koha per t'u bashkuar dhe jo per t'u ndare per karrigen e kryeministrit". Njekohesisht, duke komentuar largimin e deputeteve te cilesuar si "nanoiste" drejt Levizjes Socialiste per Integrim, deputeti socialist, Brace, vuri ne dukje se "kjo eshte amorale. E dyta eshte produkt i sistemit politik te kalbur dhe te korruptuar qe sot ekziston ne Shqiperi. Per kete arsye, ne kemi shprehur ne vijimesi qe reforma zgjedhore te zhduke kete sistem te kalbur dhe te korruptuar ne kete vend". Sipas tij, pikerisht per kete arsye, PS ka insistuar shume per te zgjidhur me ane te reformes zgjedhore kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›