Varferia, Rama justifikon rritjen e taksave
Pas miratimit te paketes fiskale, kryetari i Bashkise se Tiranes e ka justifikuar rritjen e taksave me faktin se tarifat do te shkojne ne sherbim te shtimit te siperfaqeve te gjelbra dhe pastrimin e qytetit te Tiranes. Ai ka deklaruar madje se rritja e takses se pastrimit eshte kerkuar nga vete banoret e kryeqytetit, gjate degjesave publike. Megjithese kryeqytetasit duhet te paguajne 1700 leke me teper taksa per bashkine, Rama deklaroi se kjo nuk eshte shume e madhe, pasi do t'u rikthehet serish me pastertine dhe gjelberimin.
Deklaratat per rritjen e taksave, Rama i ka bere dje me rastin e perurimit te disa hapesirave komunitare. Ai ka deklaruar fillimisht se nuk ka pasur nje rritje totale te taksave, porse nje rritje te diferencuar. Kjo, sipas tij, ne sherbim te komunitetit. "Dua te perfitoj nga rasti per t'ju thene te gjithe atyre qe fajesojne Bashkine e Tiranes per rritjen e taksave se ajo cka eshte rritur eshte vetem tarifa e pastrimit dhe ajo e gjelber dhe eshte nje rritje shume modeste, per te garantuar qe ky qytet te jete qyteti i komuniteteve, te jete qyteti i banoreve, te jete qyteti i femijeve dhe i te moshuarve, te jete qyteti i nje pastertie shembullore", u shpreh kryetari i Bashkise se Tiranes.
Sipas Rames, rritja e tarifes se pastrimit eshte nje rritje e miratuar dhe e kerkuar nga afro 70 per qind e qytetareve ne te gjitha anketat dhe degjesat publike qe kryebashkiaku ka bere me banoret e njesive bashkiake. "Te gjithe e keni pare qe gjerat kane filluar te ndryshojne dhe ne do ta bejme Tiranen, qytetin me te paster te Shqiperise me kontributin e te gjitheve", tha numri nje i bashkise. Megjithate, ai nuk i ka permendur aspak kundershtite e herepashershme te nje pjese te madhe te Keshillit Bashkiak, ne lidhje me rritjen e tarifes se pastrimit. "Nuk eshte normale qe te kete rritje tarifash, ne nje kohe qe qytetaret nuk marrin sherbimin e duhur", kane kembengulur ata. Nje qytetari do t'i kushtoje tashme afro 1700 leke me teper ne vit rritja e tarifes se gjelber dhe takses se pastrimit. Deri tani, nje pjese e madhe e tyre kane deklaruar se nuk do te paguanin asnje takse te tille, nese nuk permiresoheshin sherbimet, per te cilat ka rritje tarifash. Megjithate, taksat u rriten dhe njerezit shpresojne vetem e vetem qe Bashkia ta justifikoje me ane te sherbimeve te permiresuara kete rritje.
Paketa e re fiskale, c'permban
Sipas paketes se re fiskale, te miratuar tashme, taksa e gjelber do te ndryshoje ne menyre progresive deri ne vitin 2010. Keshtu, ajo do te behet 300 leke gjate ketij viti, 400 leke per vitin e ardhshem dhe 500 leke ne vitin 2010. Keto vlera jane miratuar per sa u perket familjareve. Gjithashtu, tarifa e pastrimit, duket se do t'i vrase me shume se asnje tjeter familjaret. Per vitin ne te cilin ndodhemi aktualisht, ajo do te pesoje nje rritje ne masen 3600 leke ne vit, pra 1500 leke me shume sesa ishte ne vitin 2007. Vitin e ardhshem kjo tarife do te shkoje ne 4 mije leke, ndersa ne vitin 2010, cdo kryefamiljar do te paguaje plot 5 mije leke te rinj ne vit. Nje nga tarifat e reja qe jane miratuar te hyjne ne fuqi, eshte ajo e mirembajtjes se rrugeve qytetese. Keshtu, vlera e kesaj tarife eshte 100 leke, dhe pagesa duhet kryer sa here qe keto mjete hyjne ne qytetin e Tiranes ne kater kordonet hyrese: Rruga e Durresit, Rruga e Elbasanit, Kombinati dhe Dajti. Te detyruara per te bere pagese jane pothuaj te gjitha automjetet, duke perjashtuar veturat.