E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatori i vrare, 1 milion leke

Familja e minatorit Njazi Alliu, qe humbi jeten pak jave me pare ne minieren e Bulqizes, do te perfitoje 1 milion leke. Ky ishte vendimi qe mori diten e djeshme qeveria, mbi propozimin e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.
"Qeveria vendosi dhenien e nje ndihme te menjehershme financiare, ne masen 1 milion leke, familjes se shtetasit Njazi Alliu. Ky fond te perballohet nga buxheti ? vitit 2008, mbi "Transfertat e brendshme", miratuar per Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta", theksohet ne vendimin e marr dje nga Keshilli i Ministrave. Kjo ndihme do t'i shkoj kesaj familjeje per te perballuar situaten e veshtire qe kane perjetuar nga humbja e njeriut te tyre te afert. Muaj me parem vellai i te ndjerit Njazi Alliu humbi gjithashtu jeten gjate punes ne minieren e Bulqizes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›