E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS: Proporcional rajonal, diskutim me aleatet

Partia Socialiste propozon kalimin nga nje sistem zgjedhor me konkurrim nje-emeror ne ate me shume-emeror. Nje vendim i tille u mor dje ne mbledhjen e Kryesise se kesaj partie, e cila dhe kesaj radhe u zhvillua jashte selise ne qender, e konkretisht ne Mamurras. Keshtu, anetaresia e ketij forumi duke u ndalur te kryeceshtja e dites, e qe eshte reforma zgjedhore, ka konkluduar ne vendimin qe nga sistemi aktual qe ka sot vendi yne, i cili bazohet ne konkurrimin nje-emeror te kalohet ne nje sistem te ri, duke sjelle nje gare shume-emerore. Burime prane kesaj mbledhjeje konfirmuan se PS do te jete e hapur per te diskutuar llojin e proporcionalit rajonal. Kesisoj, me ane te ketij vendimi, selia roze kerkoi te jete fleksibel ne gjithe kete proces, duke lene te hapur mundesine per bashkepunim me te gjithe faktoret politike, pa perjashtuar ne kete rast dhe aleatet e majte. Per kete arsye, ne kryesi nuk eshte percaktuar asnje preference e vecante per llojin e proporcionalit rajonal, por nga ana tjeter ky forum ka rikonfirmuar gjithashtu qendrimin, lidhur me listat e hapura qe per PS-ne jane te papershtatshme e kundra rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Edhe pse diskutimi mbi kete pike ka qene mjaft i gjate, kryesia nuk ka lene pa marre ne diskutim dhe punen e bere deri me tani lidhur me zgjedhjet ne parti, si dhe ka miratuar axhenden e punes se Grupit parlamentar. Madje, ne kete pike, vlen te theksohet fakti se dhe ne muajt ne vazhdim Grupi kuvendor socialist do te vijoje me kerkesat e tij per interpelance me Kryeministrin Berisha, duke e perqendruar ne kete oponencen parlamentare.
Nderkohe qe, po dje, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u ndal per te dialoguar me banore te qytetit te Lacit. Ne vijim te turit te tij, "Dialog me Shqiperine", i ndalur ne kete qytet, kreu socialist, Rama nuk ka vonuar te kerkoje dhe njehere tjeter nje bashkim te ri mes te gjithe shqiptareve, e kjo ne funksion te nje ardhme te sigurt per brezat qe do vijne. "eshte koha qe ne t'i japim jete nje bashkimi te ri", u shpreh Rama gjate fjales se tij. Sipas tij, shembulli me i mire se si socialistet e ndershem, dine te ndertojne te transformojne nje qytet, i cili ishte drejt braktisjes dhe e kane kthyer ne jete, eshte Mamurrasi. Kryetari i selise roze, shoqerohej dhe nga deputetet socialiste, Pandeli Majko e Blendi Klosi. Nderkohe, socialisti Majko, gjate bisedes me keta banore vuri ne dukje faktin se "jemi ketu jo per te zgjatur jetegjatesine e Sali Berishes, por per ta nxjerre ne pension ne vitin 2009".
O.Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›