E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brad Pitt fytyra e re e parfumit për femra Chanel nr. 5

LONDER- Është parfumi më i famshëm i të gjitha kohërave,  për femra, por nga viti i ardhshëm reklamën e Chanel nr 5 nuk do ta bëjë një grua por një burrë.
Që nga tetori 2012, fytyra e fushatës reklamuese do të jetë aktori simpatik Brad Pitt.

E News ka publikuar fillimisht lajmin, që më pas u konfirmua edhe nga zyrtarët e marrëdhënieve me shtypin të Chanel.

Sipas tyre, xhirimet për fushatën e re do të fillojnë këtë javë në Londër, ndërsa si shpërblim për Brad do jetë një shifër me gjashtë zero nga pas.

Kjo shumë, sigurisht që do jetë e nevojshme për ciftin Jolie-Pitt, të cilët kohët e fundit blenë një shtëpi me vlerë 16.000.000 $ në Richmond, në jugperëndim të Londrës, kohë kur Pitt xhironte filmin e tij të fundit “World War Z”
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›