E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- Pakoja e rishikuar i jep presidentes të drejtën e vetos

Kosovë- Presidentja e Kosovës mund të ketë të drejtën e vetos nëse miratohet në Kuvend pakoja e rishikuar e amendamenteve kushtetuese nga lidershipi i PDK-së, i LDK-së, i AAK-së dhe i AKR-së. Ky është shkrimi me të cilin është hapur sot Koha Ditore, ku sipas saj është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe presidentja mund ta shfrytëzojë këtë gjatë dekretimit të ligjeve.

Sipas gazetë do të jetë e vështirë që Kuvendi të mbrojë një ligjë nëse ai kthehet nga presidenti.

Aktualisht Kuvendit i nevojiten 61 vota për të rrëzuar një amendamet të rishikuar nga presidentja, sipas propozimit të ri kjo gjë mund të bëhet vetëm me 73 vota.

Kuvendi mund të mbivotojë veton e presidentit ndaj një ligji të miratuar me shumicën e votave të të gjithë deputetëve plus dhjetë për qind vota të tjera shtesë dhe ai ligj konsiderohet i shpallur, thuhet në dispozitën që aktualisht është duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese, në kuadër të pakos së rishikuar, kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›