Vampiri Robert Pattinson mbush sot 26-vjec
SHBA- Ai mbush sot, më 13 maj të vitit 2012 plot 26 vjet. Bëhet fjalë për një aktor shumë të dashur nga fansat, është Robert Pattinson, ose i njohur ndryshe si vampiri Edward në sagën e njohur "Twilight".
Nuk dihet se ku do ta festojë ai këtë 26 vjetor, megjithatë ne dimë se ai po përpiqet të luajë role të tjera në kinema, tani që po i vjen fundi filmit "Twilight".
Është e vështirë ta imagjinosh që vampirin Edward Cullen në "Twilight" ta luajë dikush tjetër vec Robert Pattinsonin, por me sa duket ai tashmë është rritur dhe ka plane të tjera për të ardhmen.
Mësohet se pas kapitullit të pestë dhe të fundit të filmit, aktori britanik do të luajë një rol në filmin "Cosmopolis".
(ma.ar/BalkanWeb)