E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahimi i shqetesuar per perhapjen e konfliktit ne Siri

Raprezaljet turke në territorin sirian duket se po shtojnë edhe më shumë frikën për një përhapje të mundshme të konfliktit, i cili është vënë në dukje edhe orët e fundit nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar, i cili ka kërkuar një armëpushim të përkohshëm në mënyrë që të gjendet nëj zgjidhje. Ndërkohë që edhe raketa siriane janë lëshuar sërish në territorin turk, dhe ushtria turke është kundërpërgjigjur, pikërisht në momentin që Lakdar Brahimi në një vizitë në Liban shprehte shqetësimet e tij. “Vendet në kufi kanë dy shqetësime, i pari ka të bëjë me faktin se asnejri nuk mund të injororjë vuajtjet e sirianëve, dhe asnëj nuk mund të jetë i kënaqur për atë që po ndodh në Siri, dhe e dyta ato vende duhet të kuptojnë se ashtu si na thanë dhe disa zyrtarë në Liban, kjo krizë nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë brenda Sirisë. Pra ne duhet të ëprballemi me këtë.Luftimet janë përqendruar në kufi sepse pikërisht aty kalojën armën dhe kjo është dëshmia që kanë dhënë disa refugjatë sirianë të cilët nga një kodër në territorin e Libanit kanë parë bombat që kanë shkatëruar shtëpitë e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›