Springsteen mbeshtet Obamen

Pasi është arkivuar edhe debati i dytë televiziv dhe tashmë 20 ditë larg votës, ka rinisur fushata elektorale e dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale amerikane, në skenë në mbështetje të Barak Obamës ka zbritur zyrtarisht ylli amerikan i rokut Brus Springstin, i cili deri tani kishte zgjedhur të qëndronte në heshtje. Me anë të një letre të botuar në faqen e tij të internetit, ylli i hitit “Born in the USA” e ka përcaktuar votën për presidentin amerikan si zgjedhjen më të mirë sepse Obama ka një vizion në të cilin Shtetet e Bashkuara te Amerikës janë një vend ku qëndrojnë të gjithë së bashku. Nga ekipi i fushatës elektorale për rizgjedhjen e Barak Obamës bëhet e ditur se ylli i rokut do të bashkohet me stafin e presidentit në evenimente elektorale në Ohajo dheAjoua, dy nga vendet më të rëndësishme, në të cilat mund të vendoset edhe fitorja e 6 nëntorit. Në letrën e tij Springsten ka shpjeguar dhe arsyet se pse mandati i parë nuk ka shkuar saktësisht si kishte premtuar Obama.