Rama i shpif per te maskuar bllokimin e votimit te 3 ligjeve
“Me këtë fushatë mashtrimesh të përditshme z. Rama beson se do të mund të maskojë përpara shqiptarëve shëmtirën e vendimit të tij për të bllokuar votimin e 3 ligjeve në parlament të kërkuara në unison nga Komisioni Evropian, Këshilli i Ministrave i BE-së, Parlamenti Evropian, por edhe nga miqtë tanë në Washington. Njeriu që sot është politikani i vetëm i akuzuar direkt dhe publikisht për gjobat me milona euro të vendosura prej tij kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, deklaron për vite me rradhë pasurinë e tij prej 3 mijë euro dhe fsheh kështu nga frika dhe tmerri pasuritë e tij, akuzon familjarët e Kryeministrit për të ardhurat e tyre, që të gjitha të tatuara me burime të qarta dhe të deklaruara në institucionet e vendit”, vlerësoi zëdhënësja e Partisë Demokratike,Silvi Bardhi.
Gjithashtu, në këtë deklaratë, PD evidentoi faktin se Rama shërbehet në këtë fushatë shpifjesh nga zëdhënës të akuzuar për trafiqe droge dhe larje parash të pista, e sharës të paguar që i fshihen drejtësisë.
“Partia Demokratike garanton zotin Rama se me asnjë shpifje, trillium, ai nuk do të mund të maskojë dot aktin e tij antishqiptar të bllokimit të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Partia Demokratike e siguron atë se do të hedhë dritë mbi të gjitha shumat marramendëse, për gjobat 20%-she për të cilat është akuzuar haptas nga ndërtues dhe biznesmenë të Tiranës si dhe vjedhjet e tjera të anturazhit te të cilat z. Rama mendon se mund t’i zhurmojë duke shpifur dhe trilluar për të tjerët”, deklaroi Bardhi.
.