E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanet Intolerante ndaj fese islame

Dy te tretat e francezeve dhe tre te katertat e gjermaneve mendojne se myslimanet nuk jane te integruar mire. Keto jane perfundimet e nje anketimi te zhvilluar ne France dhe ne Gjermani nga gazeta franceze Le Monde si dhe te nje studimi te Universitetit te Mynsterit.

Gjate vitit 2010 Universiteti i Mynsterit dhe Instituti per Demoskopi TNS Emid zhvilluan nje anketim ne Gjermani France Danimarke Holande dhe Portugali. Sociologu Niels Friedrichs sqaron Perzgjedhja e ketyre pese vendeve u be ne baze te nivelit te ndryshem te larmise fetare te secilit vend. Ne Gjermani p.sh. jeton nje numer i madh myslimanesh dhe ne verejme nje shtim te konflikteve kulturore dhe nderfetare kur eshte fjala p.sh. per ndertimin e xhamive apo te mbajtjes se shamise se kokes. Diskutime te tilla ka edhe ne France p.sh. ne rastin e ferexheve ne Holande kemi rastin e vrasjes se kritikuesit te fese islame Theo van Gogh kurse Portugalia u perzgjodh per kontrast sepse aty nuk kemi ate larmi fesh qe ndeshim ne vende te tjera.

Vetem 34 e gjermaneve kane mendim pozitiv per myslimanet

Drejtuesi i studimit sociologu Detlef Pollack sqaron se Prej anketimit doli ne pah se ne krahasim me disa vendet e tjera evropianoperendimore te marra ne analize gjermanet jane shume me intolerante ndaj fese islame dhe feve te tjera jo te krishtera. Po ashtu konstatuam se ne krahasim me te anketuarit ne vende te tjera gjermanet jane me pak te gatshem te lejojne ndertimin e xhamive te reja dhe te minareve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Vetem 34 e gjermaneve kane mendim pozitiv per myslimanet. Ne vendet e tjera evropiane kjo shifer eshte mbi 50 e madje deri ne 60. Nga ana tjeter perfundimet e analizave te anketave treguan sipas Pollack se gjermanet perpiqen te tregojne edhe respekt ndaj bashkesive te tjera fetare dhe tu lejojne atyre ne vende te caktuara lirine e ushtrimit te besimit

Pra mund te thuhet se perfundimi eshte ambivalent - nga njera ana shume rezerva ndaj fese islame nga ana tjeter behen perpjekje per drejtesi dhe qendrim fair.

Shkak per dallimet denduria e kontakteve

Ekspertet mendojne se shkaku per dallimet mes Gjermanise dhe vendeve te tjera lidhet me dendurine e kontakteve te gjermaneve me te huajt. Sipas anketimit vetem 40 e gjermaneve ne perendim dhe 16 e atyre ne lindje thane se kane kontakt me myslimane. Ne France kjo shifer ishte 66.

Ne lidhje me friken prej kercenimit prej kulturave te huaja mes vendeve ne te cilat u krye studimim ka pak ndryshime. Rreth 70 e te anketuarve mendojne se larmia fetare eshte shkak per konflikte ne bashkejetesen mes njerezve dhe ne kete mes nuk eshte fjala vetem per fene islame.

Pollack thote se eshte socialog dhe nuk eshte e detyra e tij qe te shtroje kerkesa ndaj politikes megjithate eshte e rendesishme qe duhet bere shume per integrimin me te mire te emigranteve.

AutorSabine Ripperger / Pandeli Pani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›