Askush s mund te na e ndaloje te falemi - Krishtlindjet e kopteve ne Egjipt nen hijen e sulmit ne Aleksandri

Nate e qete e shenjta nate - Melodia e kenges se Krishtlindjeve qe shperndahet embel nga altoparlantet e nje dyqani te vogel ne Kairo tingellon thuajse si nje perbetim per ditet e ardheshme te festes. Dyqani ne kuartierin luksoz Zamalek eshte i specializuar per dekorimet e Krishtlindjeve. Zakonisht edhe pak para festes ne te vijne bleres por tani dyqani eshte bosh Ne kemi me pak kliente. Ata jane te hidheruar nga ajo qe ndodhi ne Aleksandri. Por ne kjo ngjarje nuk na shkaktoi ndonje dem te madh sepse gjithesesi nuk kemi pasur shume kliente. Kjo ka te beje me gjendjen ekonomike jo kushdo eshte sot ne gjendje te bleje te tilla gjera.
Pemet artificiale te Krishtlindjeve jane ekspozuar duke zene edhe trotuarin perpara dyqanit. Nje plak bore me drita qe pulsojne te terheq vemendjen aty prane. Ne dyqan jane varur lojerat per zbukurimin e pemes vargje e kurora me drita. Pronarja e dyqanit eshte myslimane por edhe ajo eshte e shqetesuar prej atentatit te pergjakshem ne Aleksandri Ne jemi te hidheruar jo per shkak te biznesit por per shkak te vellezerve kopte ne Egjipt. Ne jemi nje popull dhe kemi nje gjak.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Miqesi mes kopteve dhe myslimaneve jo vetem Gjermani ne Gjermani si ne foto. Edhe myslimanet e Egjiptit solidarizohen me koptet
Myslimanet ne Egjipt solidarizohen me vellezerit kopte dhe duan t i mbrojne ata
Shume besimtare myslimane sonte ne mbremje 06.01duan te shkojne ne kishe bashke me miqte e tyre te krishtere per solidaritet dhe ne mbrojtje te tyre prej sulmeve te reja. Pergatitjet per meshat e Krishtlindjeve jane ne kulmin e tyre. Papa i kopteve Shenuda i III pas nje fare ngurrimi vendosi te mos e anulloje meshen Ne do t i festojme Krishtlindjet keshtu do Zoti. Sepse lindja e Krishtit eshte nje ngjarje e rendesishme per ne te krishteret. Pervec kesaj une u lutem bijve te mi qe te qetesohen sepse te gjitha problemet mund te zgjidhen me qetesi.
Thirrjes se kreut te kishes per t i ndalur protestat nuk i jane pergjigjur te gjithe anetaret e bashkesise. Te krishtere te indinjuar protestojne tek tuk neper rruge. Por shumica e tyre duan qe naten e Krishtlindjes te shkojne ne meshe si zakonisht. Une do te shkoj ne kishe pavaresisht nese vdesim. Krishti eshte sakrifikuar me gjak per ne. Prandaj ne duhet te shkojme ne duam te jemi bijte e tij. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Meshat e kopteve kete here do te jene me te shkurtra. Frika e terrorit ekziston.
Frika ekziston - pas paralajmerimeve te reja dhe listave me kishat koptike si objektiv i mundshem i sulmeve te publikuara ne faqet islamike te internetit. Sigurisht disa besimtare do te preferonin me mire te festonin me njeri-tjetrin ne siguri dhe brenda mureve te shtepise. Por ka te tjere qe e luftojne friken e tyre me kembengulje si 52 vjecarja Meriam Ne do te shkojme ne kishe ne nuk kemi pergatitur asgje ne shtepi sepse jemi te vrare shpriterisht. Por une do te shkoj me femijet e mi ne meshe. Jo une nuk kam frike ne jemi ne dore te Zotit. S prish pune shpresoj te vdesim si martire.
Meshat e Krishtlindjeve ne masa te forta sigurie
Kjo nuk do te jete nje feste e gezuar Krishtlindjesh. Kishat ndodhen nen mbikqyrje te forte. Ekspertet e piroteknikes jane ne gatishmeri automjetet e blinduara jane vendosur neper udhekryqet e medha. Meshat qe normalisht zgjasin gjate gjithe mbremjes sivjet do te jene me te shkurtra per aresye sigurie ato lejohen te vazhdojne deri ne mesnate. E kesaj i shtohet edhe zia per 23 te vdekurit ne Aleksandri si dhe hidherimi per shume te plagosur qe Krishtlindjet do t i kalojne ne spital. Ne ndiejme dhimbje dhe nuk pushojme se vajtuari. Kur shoh televizior qaj per viktimat. Por Zoti qofte me ne. Ne do t i permbahemi besimit tone ne nuk do te dorezohemi thote nje besimtare.
Autor Linda Staude/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Lindita Arapi