Braho: Do bllokoj PD e PS
"Rikthimi im ne Kuvend konsiston ne moslejimin e pakteve vetem mes PD-PS, sa i takon reformes zgjedhore!". Ky mesazh u percoll dje nga deputeti me i ri i Kuvendit, Spartak Braho, i cili e mori kete mandat si pasoje e largimit te ish-deputetit te LSI-se, Sabit Brokaj. Kesisoj, me sa duket, Levizja Socialiste per Integrim, nisur dhe nga meritat e deputetit Braho, eshte e vendosur per moslejimin e hartimit te nje reforme zgjedhore vetem me komisione bipartizane, ku PD-PS vetevendosin, per te favorizuar vetveten, apo marreveshje te minutes se fundit, sic eshte dhe tradite e politikes shqiptare ne keto raste.
Deputeti i LSI-se, Spartak Braho, gjate nje prononcimi per "KJ", beri me dije se menjehere pas marrjes se ketij mandati dhe nga Kuvendi, pasi KQZ e ka miratuar ate dje, do te jete pjese aktive e Komisionit te Ligjeve dhe i Komisionit te posacem per Reformen Zgjedhore.
"Do te vazhdoj ate linje qe kam pasur dhe me pare, duke qene anetar i Komisionit parlamentar te Ligjeve dhe i Komisionit per Reformen Zgjedhore, duke synuar qe te monitoroje dhe te bej oponencen e duhur ndaj projektligjeve qe propozohen", vleresoi Braho gjate fjales se tij. Por ndalur konkretisht ne synimin kryesor, ne te cilin konsiston rikthimi i tij ne Parlament, Braho vuri ne dukje se "rikthimi im konsiston ne moslejimin te pakteve mes PD-PS mbi reformen zgjedhore, me hartimin e saj vetem nepermjet komisioneve bipartizane, duke lene jashte partite e tjera". Njekohesisht, duke sqaruar me tej kete qendrim, Braho nenvizoi se ketu nuk behet fjale qe LSI te jete ne tryezen ku do te diskutohet dhe do te vendoset per reformen zgjedhore, por kjo tryeze duhet te jete gjitheperfshirese, pasi, sipas tij, LSI ka nenshkruar dhe nje marreveshje me partite parlamentare, perjashtuar ketu dy partite e medha dhe duhet qe dhe keto parti te jene pjese e pergatitje se reformes".
Braho tha se LSI eshte e prirur per nje reforme zgjedhore qe te garantoje zgjedhje brenda standardeve, duke synuar qe te arrihet njehere e pergjithmone ndarja e organeve te drejtesise nga politika. Madje, per Brahon, kjo eshte nje pike qe duhet t'i meshohet shume, nisur dhe nga zerat e degjuar se fundmi nga radhet e mazhorances, te cilet synojne dominimin e institucioneve te drejtesise. Nga ana tjeter, Braho hodhi poshte te gjithe ato idete per nje marreveshje te mundshme brenda eksponenteve te kesaj partie, te cilet sollen dhe kete levizje ne radhet e parlamentareve te LSI-se. Keshtu, duke vleresuar rolin e ish-deputetit Brokaj, pasuesi i tij ne Kuvend, Braho u shpreh se "Brokaj ka qene dhe eshte nje gjeneral i se majtes dhe sic dihet gjeneralet terhiqen nga betejat. Do te doja te arrija parametrat e tij".