E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmenit, gjobe 100 mije euro nga Greqia

Gjobe 100 mije euro biznesmenit per "te zgjidhur" sherrin per nje femer ne Greqi. Kercenimet dhe telefonatat ne adrese te Meleq D., kane qene te panumerta dy javet e fundit, derisa agjentet e vezhgimit ne Korce kane zbuluar kabinat telefonike dhe numrat e celulareve grek, nga te cilet kryheshin thirrjet. Lefter Fasho, 33 vjec, perfundoi ne pranga pasditen e djeshme, pas operacionit te koduar "Gjoba e fundit". Burime zyrtare te policise vendore thane dje, per gazeten "KJ", se lokalizimi eshte kryer prane bibliotekes se qytetit, pas pergjimeve dhe se biznesmeni kishte rrefyer te gjithe ngjarjen per hetuesit. Grindja ka ndodhur rreth nje muaj me pare mes djalit te pronarit te nje bar-kafeje dhe te dyshuarit, ne vendin fqinj. Dy jave me pare jane kryer edhe shoqerime pas sherrit, por me pas kane vijuar mesazhet per gjoben e majme, duke detyruar fillimisht biznesmenin qe te mos denoncoje.
Prokuroria e Korces kishte miratuar kryerjen e vezhgimeve dhe pergjimit te te dyshuarit qe perdorte kabina te ndryshme telefonike ne Korce dhe ne Pogradec per te kercenuar me jete biznesmenin Meleq D., dhe kerkuar atij 100 mije euro gjobe per nje ngaterrese te te birit ne nje konflikt. Lefter Fasho mesohet se eshte i dyshuar edhe per implikim ne ceshtje femrash sipas hetuesve, por nuk u dhane hollesi deri ne perfundim te hetimeve. Mesohet se kercenimi i pare eshte kryer qe nga data 12 janar e ketij viti. Persona te panjohur, fillimisht i kane hedhur biznesmenit banues ne nje fshat te Korces nje leter kercenuese, nepermjet te ciles i kerkonin nje pagese 100 mije euro, pasi ne te kundert i rrezikohej jo vetem jeta e tij, por edhe e pjesetareve te tjere te familjes.
I frikesuar nga ky kercenim, biznesmeni Meleq D., qe zoteron nje bar-kafe, eshte ndodhur para dilemes per te paguar ose jo gjoben e rende dhe fillimisht ka heshtur, duke mos denoncuar. Por, me vazhdimin e kercenimeve, ai i eshte drejtuar per ndihme policise se Korces. Ai ka deshmuar se kishte marre telefonata edhe me numra celulari nga Greqia dhe nga kabinat e qytetit te Korces. Prej gati 20 ditesh, policia ka mbajtur nen vezhgim kabinat telefonike, duke hetuar nderkaq edhe ne drejtime te tjera per te perfunduar me sukses operacionin. Pasi kane siguruar prova filmike dhe fotografi nga telefonatat e kryera ne kabina te 33-vjecarit te dyshuar Lefter Fasho, agjentet jane hedhur ne aksion per kapjen e tij. Burime zyrtare thane se edhe dje Fasho ka kryer nje telefonate nga qyteti i Korces, kurse akuza e ngritur ndaj tij eshte "shtrengim me ane te kanosjes per pasuri".
Konflikti, per nje femer ne Greqi
Policia dyshon se historia e gjobes eshte me e hershme dhe ka lidhje me nje konflikt mes paleve ne shtetin grek. I dyshuari mesohet se ka pasur edhe emer te dyte, si pasoje e pagezimit ne fene ortodokse. Burime te policise se Korces thane se shkak i vendosjes se kesaj gjobe ka qene nje konflikt per ceshtje femrash midis te arrestuarit Lefter Fasho, banor i fshatit te Kakacit dhe djalit te pronarit te lokalit te fshatit, Meleq D. Mendohet se rreth nje muaj me pare eshte dhene shkendija e pare e ketij konflikti per ceshtje femrash dhe se ka pasur persona te shoqeruar per kete ngjarje. Nuk ka vonuar shume dhe ne adrese te familjes se biznesmenit eshte faturuar gjoba 100 mije euro, si demshperblim per kete ngaterrese.
Mesazhet, nga zona te ndryshme
Nga hetimi i kryer mesohet se Lefter Fasho pas konfliktit ne Greqi me djalin e biznesmenit, emri nuk publikohet, eshte shoqeruar nga policia korcare dhe me pas eshte lene i lire. Pervec mesazheve qe emigranti ne vendin fqinj kishte derguar tek i demtuari, e ka kercenuar ne telefon dhe bere presion per te paguar kete gjobe te majme. Fillimisht policia e ka pasur te veshtire, pasi mesazhet kryheshin nga vende te ndryshme, duke perdorur edhe numra grek, por me pas ka lokalizuar te dyshuarin, duke e vene ne pranga.
Precedentet
Janar 2008
Arrestohen per gjobevenie ndaj djalit te nje biznesmeni dy te rinj, qe u liruan pak dite me vone, nga Gjykata e Krimeve te Renda. Genci Harusha dhe Liridjon Frroku, te dy 18 vjec, nuk e pranuan akuzen e ngritur nga policia, e cila i akuzonte te rinjte se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kishin shtrenguar me ane te dhunes, nje bashkemoshatar te tyre, Xhejnis P., per t'u dhene 100 mije leke.
Nentor 2007
Klaus Ethemi dhe Johan Haxhiaj, 20-vjecare, te dy banore ne qytetin e Maliqit, u arrestuan nen akuzen e kercenimit dhe gjobevenies prej 50 mije euro biznesmenit te sektorit te ndertimit ne kete qytet, Xhaferr P. Dy te rinjte u vune ne pranga gjate operacionit te koduar "Maliqi", ndersa benin presione me ane te telefonatave dhe nje fotografie intime te biznesmenit.
Shtator 2007
Policia ve ne pranga nje 18-vjecar te akuzuar per gjobevenien ndaj nje funksionari vendor ne komunen Kashar, pas konflikteve per pronesi ne kete zone. Nderkohe qe, pas arrestimit, ka ardhur edhe hakmarrja ndaj inspektorit te zones, te cilit i eshte bere atentat me arme ne banese nga adoleshenti A.H., qe u kap disa dite me pas. Policia hetoi ngjarjen dhe deklaroi se kryeplaku ishte gjobitur 50 mije euro.
Qershor 2007
Biznesmeni i mishit, Besnik V., do te denonconte ne Komisariatin e Kombinatit ne Tirane, se ishte kercenuar dhe gjobitur me 300 milione leke nga nje person nepermjet telefonit dhe letrave qe i futeshin poshte deres. Pas nje hetimi te kryer dhe pergjimeve, policia e Tiranes vuri ne pranga te dyshuarin 24-vjecar, N. T, i cili u denua nga gjykata pas procesit gjyqesor vitin e kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›