E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braktis femijen ne spital dhe arratiset

Burri denoncon "rrembimin" e gruas, por policia e gjen nen shoqerine e nje personi tjeter qe kishte njohur gjate vizites se djalit te saj te semure ne spital. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne Fier, kur policia vendore eshte vene ne alarm pas ankeses se nje 35-vjecari. Xhuljeta V., pasi ka lene femijen e saj ne spital, per t'u kuruar, eshte larguar me nje burre qe e njohu rastesisht ne spital. Bashkeshorti i saj Valdush V., pasi nuk e gjen tek femija, alarmon policine duke i thene se e kishin rrembyer. Nepermjet fotografise se 27-vjecares uniformat blu e zbuluan pas disa oresh. Ndersa kishte shtruar vajzen e saj te prekur nga virozat e stines. Por dy ore me pas ajo largohet ne drejtim te paditur pa njoftuar as te shoqin dhe mjeket roje. Menjehere 35-vjecari ka bere denoncim ne komisariat, duke vene ne dispozicion edhe fotografine e gruas dhe te vajzes 6-muajshe. Cifti banonte ne komunen Ndermenas te Fierit. Ne pyetje jane marre mjeket dhe te aferm te se zhdukures, nderkohe qe e ka gjetur pas disa oresh ne shoqerine e A. H., i cili i kishte premtuar asaj martese tjeter.

Xh. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›