Femijet, "1 qershori" se bashku me politikanet
Politikanet kane festuar 1 Qershorin se bashku me femijet e kryeqytetit. Por jo te gjithe femijet kane pasur mundesine qe te festojne njesoj. Disa marrin pjese ne koncerte, e me te dalluarit kane pasur mundesine te takojne Presidentin e Republikes. Por festa e femijeve nuk ka ngjyra kaq te bukura ne anen tjeter te kryeqytetit. Jane romet dhe familjet me te varfra qe nuk kane pasur mundesi t`u ofrojne femijeve nje dite te tyren. Dhe pikerisht per te ndihmuar keta femije Kryeministri Berisha ka kerkuar te bleje nje prej pikturave te vendosura nga femijet ne Galerine e Arteve dhe parate te shkojne ne ndihme te atyre femijeve te cilet kane vertet nevoje. Po keshtu edhe Presidenti Bamir Topi, ndersa ka uruar femijet per festen e 1 Qershorit, nuk ka harruar te permende edhe shtresat ne nevoje. "Ka femije qe e kane shume pasion shkollen, por jo te gjithe i kane kushtet, sepse dikush e ka shtepine larg nga shkolla, dikush ende nuk i ka kushtet sikurse jane ketu ne Tirane, por ne te gjithe se bashku, sidomos institucionet e shtetit do te bejne c'eshte e mundur qe femijet kudo qe te jene te kene kushte te pershtatshme per shkolla, te kene sa me shume libra, sepse ju te dashur femije duhet t'i perkushtoheni shume dijeve" eshte shprehur presidenti Topi. Mes femijeve ka qene edhe zonja Liri Berisha, qe ka zgjedhur ata me aftesi te kufizuar. "Ka qene nje iniciative e hershme e imja per te sjelle femije me aftesi te kufizuara sa me afer realitetit tone, prej te cilit ata ndjehen te privuar dhe shpesh here eshte treguar mohues per ta. Keta femije kane nevoje t'i kujtojme jo vetem ne dite te veshtira, por dhe ne ato te gezueshme si kjo feste kombetare" eshte shprehur bashkeshortja e kryeministrit. Liri Berisha. Sipas saj, edhe keta femije jane te talentuar nje lloj si edhe bashkemoshataret e tyre, prandaj duhet te kene vemendjen e vazhdueshme. Kurse parlamenti rinor ka kerkuar pushtetareve tu kushtojne me shume vemendje femijeve ne nevoje te cilet jane sot nen qiell te hapur dhe pa nje banese.
Pertej aktiviteteve politike qindra femije kane ndjekur festimet qe Bashkia e Tiranes organizoi ne sheshin Skenderbej per festen e "1 Qershorit". Lojera, muzike dhe akrobaci nga cirku i Tiranes kane mbledhur femijet ndersa nenkryetari i bashkise Eduard Shalsi deklaroi se perkujdesja ndaj femijeve shkon ne te gjitha ditet e vitit. "Tirana e paster, shkollat, kopshtet dhe parqet jane deshmia me e paster e vemendjes sone per femijet ne 365 ditet e vitit", theksoi Shalsi.
Romet festojne me Eurosocialistet
Nje kend i vecante ne kryeqytet i eshte kushtuar edhe femijeve rome. Forumi Rinor Eurosocialist shqiptar ka ngritur kopshtin e hapur per ti dhene mundesi loje dhe defrimi femijeve qe nuk e kane nje mundesi te tille per shkak te pamundesise ekonomike dhe kushteve jo te favorshme sociale. Por pervec femijeve rome kane qene edhe shume femije te tjere te cilet jane argetuar me lojerat e organizuara.
Prezantohet ne GKA "Miqte e artisteve te vegjel"
Femije me aftesi te kufizuara nga i gjithe vendi hapen ekspoziten e pare te tyre me moton "Arti, gjuha jone e perbashket". Ekspozita u cel ne mjediset e Galerise Kombetare te Arteve me rastin e "1 qershorit" nen kujdesin e zonjes Liri Berisha, presidente e fondacionit te femijeve shqiptare "Domenico Scalione". Ne kete projekt te pagezuar "Miqte e artisteve te vegjel" u prezantuan punime te femijeve te kryeqytetit, Vlores, Shkodres dhe Tepelenes. Punimet do te memorizohen ne nje katalog fotografish te quajtur "Cdo femije eshte nje talent".