E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, 10 euro takse kufitare

Nga 15 qershori te gjitha autoveturat qe futen ne Malin e Zi do te paguajne nje takse prej 10 eurosh. Kjo takse e cilesuar eko-takse do te vjele edhe per qindra automjetet shqiptare, zoteruesit e te cilave preferojne te kalojne fundjavat ne Malin e Zi. Ministria e turizmit e Malit te Zi njoftoi se eko-takse do te funksionoje mbi te gjitha makinat e huaja qe hyjne kete vere ne vend, ne nje orvatje per te mbrojtur mjedisin. Taksa, efektive nga 15 qershori do te jete 10 euro per veturat dhe minibuset dhe nga 30 deri 150 euro per kamionet, autobuset dhe makinat e tjera te medha. Ne Shqiperi taksa e kalimit kufitar per te gjitha automjetet e huaja nuk eshte me shume se 1 euro. Me pare paguheshin 10 mije leke, por taksa u ul per ne kuader te nismes Shqiperia "1 Euro".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›